E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Rouz!



.Doja të tregoj gjithë historinë e jetës së kësaj gruaje. Doja të paraqes se ç’do të thotë të jesh çifut në shekullin e 20-të. Si mund të bëja ndryshe? Të shkruaja një vepër kur ajo të ishte 20 vjeç e ta përfundoja në të 80-at? Do të nevojiteshin tre aktore të ndryshme nga një çast (përzgjedhje) prej 400 syresh, diçka si superprodhim. Do të ishte e tepërt.

U rrita si fëmijë i vetëm në një familje emigrantësh ruso-çifutë që flisnin Gindiç (një dialekt i veçantë i hebraishtes). Babai im lindi në Rusi, në një provincë, emri i të cilës përmendet në vepër, në Jultiskë. Verërat e para të jetës sime i kalova në Piespont Hotel në Atlantik City , i cili ishte pronë e dajave të mi dhe në të cilin punonte gjyshja ime. Gjithë këto detaje karakteristike autobiografike në vepër hyjnë në mikser. Mund të shohësh gjyshen time, nënën e nënës time tek Rouz, dhe në fytyrën e nënës së saj mund të shoh gjyshen tjetër, nënën e babait tim. Detaje të tjera janë vendosur nga rrëfimet e njerëzve që takova ose nga imagjinata ime. Veçse ruaj gjithë ato kujtime fëmijërie nga një mënyrë jetese e nga një botë e cila humbi. Kjo do të thotë progres. Ashtu siç është edhe vetë jeta.

Vepra u shkruajë në një hotel në Paris sepse duhet të largohem nga Londra që të shkruaj. Dua që të mos mundem të hap gazetën e të lexoj ç’pjesë luajnë teatrot. E kam të domosdoshme të gjendem në një gjendje në të cilën gjithçka praktike që realisht më ha kohë të jetë e braktisur. Nuk mund të mendoj si do të vihet në skenë, ku do të vihet, cila do ta interpretojë, sepse atëherë nuk guxoj të bëj gjëra. Njësoj si të krijoj karaktere që ndërrojnë formë (SOME SUNNY DAY) ose flasin pesë gjuhë (WHEN SHE DANCED) ose një shfaqje tejet të lodhshme (ROUZ).

...Kur përfundova pjesën ia dërgova menjëherë Trevor Nunn – Drejtor i National Theatre. Do isha thërrmuar me plot kuptimin e fjalës po të më thoshin jo! Trevor Nunn jo vetëm rregulloi programin vjetor duke vënë pjesën që të luhet para se të mbarojë shekulli, por vuri në program gjithashtu që të luhej paralel me “Tregtarin e Venedikut” që t’i japë një gamë kohore historike sezonit teatral...

New York Times 9.4.2000

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›