"Per SHBA-te, te gjithe te barabarte"
Shtetet e Bashkuara te Amerikes paralajmerojne politiken shqiptare qe te jete e kujdesshme ne reformat e gjyqesorit dhe ka nxitur realizimin e tyre sa me shpejt te jete e mundur per permbushjen e standardeve nderkombetare. "Qeveria amerikane nuk ka ceshtje qe do ta ndjeke me afer, sesa reforma gjyqesore, qe ne Shqiperi eshte ende ne proces", tha dje ambasadori amerikan ne Shqiperi, dr. John L. Uithers II. I pranishem gjate punimeve te Konferences Kombetare Gjyqesore, kryediplomati u shpreh se, "reforma ne gjyqesor eshte nje nga kerkesat e standardeve qe duhet te permbushet per hyrjen per anetaresim ne NATO, por ky koncept eshte shume me i thelle". Dhe plotesimi i ketij kushti nuk lidhet direkt me ftesen e anetaresimit, por me te miren e qytetareve shqiptare. "Ne do te ndjekim me vemendje qe reformat te jene te drejta, te nominuara sic duhet dhe te administruara ne menyre te barabarte. Deshirojme te shohim Keshillin e Larte te Drejtesise dhe Parlamentin qe te ndermarrin veprime te shpejta, deshirojme te shohim partite politike te mblidhen se bashku, te lene menjane grindjet politike, te mos kerkojne avantazhe politike, te jene te bashkuar ne interes te popullit shqiptar dhe vendit", tha Uithers ne fjalen e tij. Perfaqesuesi i larte i Departamentit te Shtetit nuk perjashtoi vazhdueshmerine e debateve, por theksoi se ato duhet te jene te dobishme dhe te cojne ne rezultate te favorshme. "Ne nuk jemi as ne krah te mazhorances, as te opozites, po per miratimin e shpejte te reformes gjyqesore, jemi per shtetin ligjor dhe per secilin dhe kedo qe do sjelle realizimin e saj", deklaroi Uithers. Ambasadori vleresoi gjithashtu se nuk ka koncept me te rendesishem per nje demokraci sesa sundimi i shtetit ligjor. Ne fund te fjales se tij, ai kerkoi me teper pergjegjshmeri nga gjyqesori dhe luftimin e te gjitha fenomeneve negative, ne menyre te tille qe njerezit te jene te gjithe te barabarte para ligjit.
A.C