E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetaret, 78 per qind s'besojne te qeveria

Qeveria e ka humbur mbeshtetjen e qytetareve ne lidhje me luften kunder korrupsionit. Ky eshte edhe konkluzioni qe nxjerrin perfaqesuesit e "Transparency International" ne Shqiperi. Keshtu, sipas sondazhit te bere publik dje, 78% e qytetareve theksojne se masat e qeverise nuk e kane luftuar korrupsionin. "Pesimizem shprehet ne 78% te personave qe thone se masat e qeverise nuk kane ndikuar, apo kane qene te paefektshme ne reduktimin e korrupsionit. Ndersa vetem 1 ne 5 shqiptare mendon se puna e qeverise ka qene e efektshme", theksohet ne raport. Ky opinion bie ndesh me qendrimin e shqiptareve nje vit me pare, te cilet ishim me optimiste per luften qe qeveria do t'i bente ketij fenomeni. "Vitin e kaluar, ne kete sondazh, Shqiperia ishte vendi qe i jepte mbeshtetjen me te madhe qeverise ne perpjekjet anti-korrupsion ne te gjithe rajonin. Sivjet mbeshtetja per perpjekjet anti-korrupsion te qeverise eshte dyfish me e ulet", dilet si konkluzion nga perfaqesuesit e IT-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›