Akuzat ndaj UK-se HRW EULEX prokuror te pavarur

Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX-i, duhet të emërojë një prokuror të pavarur të profilit të lartë për të hetuar akuzat për krime të kryera nga disa ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kërkuar sot Human Rights Watch. Një program i përmirësuar për mbrojtjen e dëshmitarëve është i nevojshëm për të pasur një hetim të besueshëm, thuhet në deklaratën e organizatës që merret me të drejtat e njeriut.
"Misioni evropian në Kosovë do të përballet me pengesa të mëdha ne realizimin e hetimeve të besueshme për këto akuza kaq serioze. Në këto kushte është thelbësore të sigurohen një prokuror i pavarur, një program efikas i mbrojtjes së dëshmitarëve, përfshi dhe mundësinë për t'i vendosur dëshmitarët jashtë Ballkanit dhe sigurinë e kërkuar për hetime të tilla kaq delicate, thotw Human Rights Watch për Bashkimin Evropian.HRW ka kërkuar nga qeveria amerikane dhe BE-ja të ushtrojnë presion ndaj qeverive në Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe në vende të tjera për bashkëpunim të plotë në këto hetime.
Delina Bitraku