Mungesa ne gjyqtare Kolegjet e Bashkuara ne ngerc

Votimi 6 me 6 shtyn ceshtjen Kumbaro deri ne votimin e anetarit tjeter te Gjykates se Larte. Dy gjyqtare hoqen dore nga gjykimi per shkaqe te arsyeshme
Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte hyjne ne ngerc dhe e kane te pamundur te marrin nje vendim unifikues. Shkak eshte bere numri cift i gjyqtareve ne Gjykaten e Larte dhe mungesa e nje gjyqtari tjeter qe te balancoje votat per te vendosur shumicen ne nje vendim kur kemi mendime te kunderta. Gjykata e Larte ka aktualisht 14 gjyqtare por per shkak te perfshirjes se tyre ne masat e arrestit ne Gjykaten e Apelit apo per shkaqe te tjera qe nuk mund te lejojne pjesemarrjen e tyre ne gjykim ne Kolegjet e Bashkuara moren pjese vetem 12 gjyqtare. Ashtu si dhe disa muaj me pare edhe dje nuk eshte dhene nje zgjidhje per ceshtjen Kumbaro dhe vendimin per ndryshimin ose jo te mases se arrestit per te.
Arsyeja ka qene numri i barabarte i votave kunder dhe pro ndersa mungonte prania e nje gjyqtari tjeter qe te vendoste shumicen. Fakti konfirmohet prane burime zyrtare prane Gjykates se Larte e cila ben te ditur se ashtu sic ishte vendosur me pare eshte zhvilluar seanca gjyqesore ne Kolegjet e Bashkuara qe i perket ceshtjes me nr. 6/10 ne emer te shtetasit Ilir Kumbaro. Pasi kane parashtruar perpara Kolegjeve te Bashkuara pretendimet e tyre si prokuroria dhe pala mbrojtese anetaret e trupit gjykues jane terhequr per vendim. Ne perfundim Kolegjet e Bashkuara nuk arriten te shpallnin vendimin ne lidhje me kete ceshtje pasi nga ana e tyre nuk eshte arritur shumica e nevojshme per te marre vendimin perfundimtar pasi gjyqtaret kane dale 6 me 6. Po sipas te njejtave burime zyrtare aktualisht Kolegjet e Bashkuara kane gjykuar kete ceshtje me 12 gjyqtare pasi dy prej anetareve te Gjykates se Larte jane terhequr nga kjo ceshtje per arsye te cilat parashikohen nga nenet 15-17 te Kodit te Procedures Penale. Tashme pritet qe kjo ceshtje te gjykohet nga Kolegjet e Bashkuara ne momentin e plotesimit te vendeve vakante te Gjykates se Larte me dekretimin dhe votimin ne Kuvend te pakten te nje kandidature.