Seria A Leonardo per Interin shte si Airton Sena

Skuadra e Interit do te luaje ndeshjen me ezenen dhe nese arrin te fitoje do ti afrohet Milanit me 6 pike
Nuk eshte Interi im eshte thjesht Interi. Eumlshte skuadra qe ka fituar gjithcka eshte skuadra qe ka disa prej karakteristikave me te rendesishme qe duhet te kete nje ekip i madh. Une nuk jam ai qe kam shpikur keta lojtare. Mendoj se keta te fundit e kane shume te qarte se cfare duan dhe se cfare do te bejne. Tani per tani dua te them se duhet te jemi shume te kujdesshem me skuadrat e vogla pasi piket qe merren prej tyre bejne ne fund diferencen. Keshtu tekniku i Interit Leonardo ne vigjilje te takimit me Cezenen i vlefshem per javen e 16-te te Serise A foli per skuadren e tij dhe impaktin qe ka pasur ai me ardhjen ne Milano. Neser sot minutat e para te ndeshjes do te jene vendimtare. Them keshtu pasi po te ndjekim takimin qe beme me Bolonjen mund te konstatoj se gjithcka ishte e perkryer. Une dua nga futbollistet e mi qe neser sot te luajne ne te njejten menyre qe luajten edhe me Bolonjen. Skuadra qe drejtoj tani them se mund te interpretoje shume mire cdo lloj moduli loje - shpjegoi braziliani qe me pas tregoi arsyet e mungeses se Tiago Motes ne listen e te ftuarve per garen e sotme Mota nuk eshte ftuar per arsye se une dua te kursej lojtaret nga lodhja e tepert. Moten une nuk e konsideroj si te demtuar thjesht dua ti jap kohe qe te rikuperohet. Nga ana tjeter ne listen qe kishte bere gati per takimin ndaj Cezenes tekniku i Interit kishte futur emrin e Sulei Muntarit lojtari nje jave me pare u dergua ne tribune nga braziliani Muntari eshte lojtari yni. Deri me tani nuk kemi biseduar per merkato edhe pse mund tju them se vetem ai do te marre vendim per te ardhmen e tij. Kete jave e kam pare qe eshte stervitur shume mire prandaj mendova qe ta thirrja ne ekip.
Interi si Airton Sena
Tani per tani ju tregoj se po mendojme vetem per veten tone. Eumlshte e kote qe bejme llogari. Per takimin qe do te luajme neser them se mendojme vetem fitore pasi triumfi eshte ne ADN-ne tone. Nese Airton Sena nisej nga vendi i 25-te ai ne gare mendonte vetem per te fituar. Me keto fjale tekniku brazilian kerkon qe te sintetizoje sa me mire situaten ne te cilen ndodhet skuadra zikalter qe vitet e fundit ka dominuar futbollin italian. Keshtu zikaltrit me tri piket qe mund tu marrin kuajve te detit do te mund ti afrohen vendit te pare pra Milanit me vetem 6 pike. Gjithsesi Leonardo edhe pse skuadra e Moratit ndodhet ne keto pozita kerkon qe te mbaje te tijte me kembe ne toke Ne duhet qe te mendojme vetem per veten tone dhe jo te shohim klasifikimin virtual - tregoi Leo. - Ne duhet qe te japim maksimumin qe ne fund te kampionatit te luftojme koke me koke me kundershtaret tane. Milani po ul ritmin Jane gjera qe ndodhin cdo skuader mund te frenohet ne nje pike te kampionatit. E njejta gje i ndodhi edhe Interit. Ne nje kampionat ku luhen 38 ndeshje nuk mund te zhvillosh te gjitha takimet me ritmet me te larta. Por nga ana tjeter nuk na lejohet qe te futemi ne fushe me mendjen se do te kemi edhe 20 ndeshje ne dispozicion. Sot ne do te rikuperojme nje ndeshje qe te tjeret e kane luajtur.
Eto dhe Ueah
Ne konferencen per shtyp tekniku i Interit Leonardo gjen kohe per te folur per Milanin skuader ne te cilen ka kaluar 13 vite te karrieres se tij vetem kur lind nevoja per te gjetur nje sulmues qe i ngjan shume Samuel Etose. Ne kete pike Leonardo shfletoi albumin e tij te kujtimeve kuqezi dhe tregoi Nese them Xhorxh Ueah mund te me merrni per nje person qe ben krahasime me mend - tha tekniku i Interit qe krahazoi sulmuesin e tij me sulmuesin nga Libia qe mbajti veshur fanellen e Milanit ne vitet lsquo90. - Une e admiroja Ueahn. Ai ishte nje lojtar i cili me karakteristikat qe kishte mund te luante edhe si mesfushor. Per sa i perket Etose mund tju them se ai dallon nga i pari pasi eshte nje lojtar zone eshte me sulmues.
Merkato
Per sa i perket merkatos se Interit Leonardo tregoi se skuadra ka shume lojtare qe deri ne fund te ketij sezoni mund tia dalin qe te fitojne gjithcka. Nese dikush do te lere Interin - shpjegoi tekniku qe iu referua rastit te Muntarit - atehere do te bejme blerje. Por sot per sot Sulei eshte ne dispozicionin tim dhe nuk kemi shkak qe te mendojme per merkaton.
Seria A
2045 Inter-Cezena
Klasifikimi Pike Nd.
1. Milan 41 20
2. Napoli 37 20
3. Lacio 37 20
4. Roma 35 20
5. Juventus 34 20
6. Inter 32 18
7. Palermo 31 20
8. Udineze 30 20
9. Kaljari 26 20
10. Sampdoria 26 19
11. Fiorentina 24 19
12. Kievo 23 20
13. Xhenoa 23 19
14. Parma 22 20
15. Katania 22 20
16. Bolonja 22 20
17. Lece 19 20
18. Cezena 19 19
19. Bresha 18 20
20. Bari 14 20