E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për UET, universitetet private dhe tregun e lirë

Share

 Letër e hapur për kolegët gazetarë,  Fatos Lubonja, Blendi Fevziu, Arian Çani, Andi Bushati, Rudina Xhunga, Mustafa Nano, Armand Shkullaku, Skënder Minxhozi, Sokol Balla, Artur Zheji, Mero Baze, Alfred Peza.

 Nga Henri Çili

Në dy javët e fundit në median shqiptare dhe atë italiane ka shpërthyer një debat i gjerë rreth universiteteve private, duke marrë shkas nga ai që po njihet si skandali Renzo Bossi. Siç ka bërë të ditur media italiane, edhe djali i ish-liderit kontraversial të Lega Nord është pajisur me diplomë nga një universitet privat në Tiranë, pa shkelur kurrë në Shqipëri, duke i filluar studimet para se të merrte laurën, ose pa mbaruar shkollën e mesme në Itali. Hetimi administrativ i Ministrisë së Arsimit dhe ai i Prokurorisë Shqiptare vijojnë për të sqaruar të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe kjo tashmë i përket kronikës së të nesërmes, por ajo që ndodhi ishte një debat i madh ku u përfshinë të gjithë. Debati sillej rreth universiteteve private në Shqipëri dhe në tërësi sektorit të ri universitar joshtetëror që shënon vetëm 10 vjet jetë, që nga koha kur Profesor Pashko hapi më 2002 universitetin e parë privat në Shqipëri.

U përfshiva edhe vetë gjerësisht në këtë debat, duke qenë palë e interesuar, në pozitën  e administratorit dhe një prej themeluesve të Universitetit Europian të Tiranës, por edhe duke mbrojtur e përforcuar disa ide dhe shqetësime që, qoftë si sektor me kolegë të tjerë të Konsorciumit Universitar Shqiptar, qoftë si pedagog e qoftë si njeri me angazhim publik, kam po ashtu gati një dekadë që i mbroj e për të cilat luftoj në arenën publike apo nëpërmjet punës dheProjektit UET.

Por, kur duket se është qetësuar pak furtuna e këtij debati, kam mbetur thellësisht i zhgënjyer në fund të kësaj beteje publike, që nuk është sigurisht fundi i luftës për suksesin e sektorit jopublik të arsimit të lartë shqiptar dhe të reformimit të arsimit tonë kombëtar në tërësi. Nuk jam thjesht i zhgënjyer intelektualisht, por i shqetësuar intelektualisht dhe për interesin publik në vend.

U bëmë dëshmitarë të kryqëzimit të sektorit privat dhe joshtetëror në arsimin e lartë dhe aspak një dënim të akteve të prezumuara kryer nga universiteti Kristal. Të një histerie ndaj përpjekjes 10-vjeçare reformuese të sektorit privat dhe jopublik në vend për ti dhënë shpresë dhe jetë reformimit të arsimit tonë të lartë dhe krijimit të ofertës alternative edukuese universitare pas një monopoli afër 50-vjeçar të Universitetit të Tiranës dhe të universitetit shtetëror në tërësi. Aspak një fokusim te fenomenet negative të këtij sektori si të çdo sektori tjetër në këtë shoqëri e në këtë rruzull. Shkurt, sektori privat dhe jo-publik në fund këtij debati dukej se duhet të ulte kokën dhe të fshihej.

Zhgënjimin e parë dhe më të madh e kam me ata dhjetëra e dhjetëra pedagogë, profesorë, pjesëtarë të brendshëm të universiteteve private e jopublike në këtë vend të cilët kanë qenë e janë mësimdhënësit në këto universitete, të cilët nuk dhanë, në dijeninë time, dhe qofsha i gabuar në këtë, të paktën, një dëshmi konkrete nga puna dhe përvoja e tyre në sektorin privat. Aty ku paguhen shumë mirë, ku nuk u bën askush presion për notën apo për të firmosur atë që shkon përkundër bindjes së tyre, ku u krijohen të gjitha kushtet materiale për një mësimdhënie e kërkim shkencor dinjitoz ashtu si kolegëve perëndimorë kudo në Europë. Por ndoshta në skenën mediatike, pedagogëve nuk u jep kush hapësirë të thonë fjalën e duhur atëherë kur duhet, ndaj dhe mund të shpresojmë që një koshiencë intelektuale do tu vijë pak më vonë, pasi siç e dimë akademikët nuk janë imediatë.

Por zhgënjimin më të madh e kam nga mediat, e konkretisht nga një dorë kolegësh, që i kam listuar në krye të kësaj letre, që i njoh dhe respektoj, për shkak të një specifike personale: vetë vij nga media, jam pjesëmarrës dhe aktiv në media edhe sot e kësaj dite. Por sidomos për një arsye shtesë: Në një mënyrë apo tjetër, të gjithë këta kolegë kanë, në dijenë time, të paktën një provë, një shembull, një rast të kundërt për të dëshmuar në drejtim të asaj se sa pozitiv, të paktën sa normal, është sektori privat universitar në këtë vend. Kanë rastin e Universitetit Europian të Tiranës. Mund të kenë dhe shumë prova, njohje, dëshmi a bashkëpunime të tjera, por të paktën këtë që lidhet me UET-in unë e di. E megjithatë, askush gjatë gjithë këtij debati nuk foli asnjë fjalë të mirë për universitetet private, për sektorin jopublik universitar!

Unë për vetë di shumë më tepër raste apo kolegë të tjerë sipërmarrës a menaxherë, pedagogë apo drejtues akademikë që bëjnë një punë të shkëlqyer. Në radhë të parë universitetet e grupuara në Consorciumin Universitar Shqiptar, universiteti Luarasi i themeluar nga i nderuar prof. Aleks Luarasi dhe drejtuar sot nga juristi i njohur Kristaq Traja dhe i administruar nga pedagogia Dajena Kumbaro; universiteti Polis i drejtuar nga Besnik Aliaj, universiteti Marubi i drejtuar me shumë sakrifica nga regjisori i pasionuar Kujtim Çashku, Tirana Business University me rektor Spiro Brumbullin dhe president kolegun Artan Hoxha. Kontakte më periferike, por shumë konsiderata e vlerësime të besueshme më mbërrijnë për New York University-Tirana, universitetin Epoka apo universitetin Zoja e Këshillit të Mirë e universitetin Marin Barleti. Duhet të ketë edhe të tjerë, me siguri.

Si ka mundësi, për shembull, që Fatos Lubonja,  i cili pasi vreroset prej dekadash me çdo gjë private në këtë vend, nuk përmend të paktën një bashkëpunim me UET-in, në vitin 2007, kur nga Botimet Përpjekja, për të cilat ai kujdeset me shumë shije e pasion, tërhoqëm një sasi të madhe nga libri i Umberto Ekos Si bëhet një punim diplome dhe e vumë me të drejtë menjëherë në programet e kurseve të metodave të kërkimit për çdo student. Lubonja e kishte botuar prej vitesh por i kish mbetur stok, aq sa edhe e drejta e autorit pat skaduar! Si ka mundësi që Blendi Fevziu, me një kujdes artificial për tu dukur i paanshëm mes sektorit publik dhe privat nuk dëshmon përvojën shumë të mirë dhe të suksesshme me botimet UET Press; me bashkëbisedimet entuziaste për librat e tij me studentët e UET-it? Si ka mundësi që Rudina Xhunga, Andi Bushati, Artur Zheji, etj., që kanë qenë ndër vite anëtarë të Bordit të Besimit të UET (Board of Trustees), që na kanë njohur nga afër në diskutime e materiale nga mbledhjet e Bordit mbi çështjet e Universitetit, nuk thonë të paktën diçka pozitive nga ato që kanë parë? Si ka mundësi, që Mustafa Nano nuk thotë, përveç të tjerash, në fjalën e vet publike ato që me siguri i ka thënë djali i tij, student i UET mbi seriozitetin, rigorozitetin e cilësinë në këtë institucion? E njëjta gjë për kolegun Armand Shkullaku, djali i të cilit është student rishtar në këtë shkollë të lartë. Si ka mundësi që Skënder Minxhozi, që e njeh besoj shumë mirë, nëpërmjet të afërmve të vet, funksionalitetin administrativ të UET, korrektësinë dhe saktësinë e funksionimit të kësaj shkolle të lartë, nuk e thotë këtë gjë gjatë këtij debati? Si ka mundësi që Arian Ça

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›