Për Zotin dhe atdheun- Xheronimo, Xheronimo, Xheronimo: Fjalët e ushtarit kur vrau Bin Laden
Kur ai tërhoqi këmbëzën e armës së tij me silenciator mbi një burrë të paarmatosur, ai e dinte se po i jepte fund një kërkimi 9 vjeçar për Osama Bin Laden, njeriun që mori 2973 jetë njerëzish më 11 shtator 2001.
Por askush, madje as presidenti amerikan- nuk do e mësojnë kurrë emrin e atij pjesëtari të grupit special SEAL- e madje as të shokut të tij, që mbështolli me krahët e tij gratë e Bin Laden duke i tërhequr mënjanë, që në rast se ato mbanin jelekë kamikazësh e do shpërthenin, shumicën e shpërthimit do e merrte ai në trupin e tij.
Për herë të parë janë bërë të ditura detajet e plota të këtij aksioni, që nga sanduiçet që porositi Shtëpia e Bardhë e deri tek fjalët e para të ushtarit komando që vrau Bin Ladenin. Për Zotin, për atdheun, Xheronimo, Xheronimo, Xheronimo, klithi ai.
Sipas informacioneve të publikuara këtë javë në Nju Jorker, asnjëherë nuk është vënë në diskutim nëse duhej të kapej gjallë Bin Laden, edhe pse Shtëpia e Bardhë thotë se ai nuk do vritej nëse dorëzohej.
Gjithashtu është bërë e ditur se asnjë prej pjesëtarëve të forcave komando SEAL nuk kishte ndonjë kamera në helmet dhe Obama e kolegët e tij kaluar 25 minuta në ankth duke pritur të dëgjojnë nga ekipi me 23 forca speciale, një përkthyer dhe një qen Malinois.
Ndërsa prisnin, zëvendëspresidenti Bajden, nervoz, luante me rruazat në duar. Fjalët e para nga Abotabadi ishin: Geronimo E.K.I.A- enemy kille in action (Armiku u vra në aksion). Xheronimo ishte kodi për vrasjen e Bin Laden.