Arrestohen 5 persona per pengim te zgjedhjeve
Zgjedhjet ne Komunen e Shales ne Shkoder nuk kane arritur te zhvillohen as me 31 korrik duke cuar nderkohe ne pranga 5 persona. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve beri te ditur dje permes zedhenesit Leonard Olli se problemet e hasura ne kete njesi administrative kane qene te renda dhe me pasoja. Madje sipas tij ne Shale eshte konsumuar nje krim elektoral. Disa persona te cilet penguan bazen materiale te votimit te Shales te mberrinte ne QV. Kjo per pasoje solli dhe kete situate absurde ku 2 mije banore te Shales nuk shprehen vullnetin e tyre por u shkaktua jo vetem nje dem ekonomik por edhe moral. KQZ garanton qe nga ana e saj si institucion do marre te gjitha masat per te zhvilluar me sukses cdo proces zgjedhor. Nuk do lejoje asnje krim elektoral se ky ishte krim elektoral pasi u pengua qellimisht te zgjidhet drejtuesi vendor u shpreh ai. Olli ka sqaruar nder te tjera edhe faktin se bllokimi erdhi nga fakti se KZAZ-ja e drejtuar nga opozita nuk beri emerimin e komisionereve te QV-ve duke diktuar mandej deshtimin e zgjedhjeve.