Porosite e Rames per kreret e bashkive Te analizohet rezultati i plote i 8 majit
Te dashur miq
Ne vijim te takimit tone shume te pelqyeshem ne Sarande duke ju falenderuar te gjitheve per pjesemarrjen dhe angazhimin serioz deshiroj te permbledh per secilin pikat kyce te punes se perbashket per te ardhmen e afert
1. shte e domosdoshme qe kryetaret e porsazgjedhur te bejne shume kujdes ne perzgjedhjen e stafit te ri te bashkive. Fokusohuni fort tek riorganizimi strukturor i institucionit per nje organigrame sa me funksionale dhe pa shpenzime te teperta per buxhetin e bashkise. Per cdo asistence teknike ne kete drejtim kemi njerez te kualifikuar ne dispozicion. do ndryshim njerezish duhet te behet me parimin Ti gjejme vendit njeriun jo njeriut vendin. Larg tarafeve dhe farefisnive ne perzgjedhje administrata duhet te jete sa me kompetente dhe e pelqyer nga komuniteti per profesionalizem e perkushtim. Shembujt e keqij te administratave te korruptuara dhe krejt te paafta te paraardhesve tuaj ku i vetmi kriter i marrjes ne pune ka qene ti bejme qejfin tarafit politik e farefisit duhet te vlejne si leksion per te mos perseritur ne asnje menyre fajet e kundershtareve ne pushtet.
2. Bashkia seshte e partise po e qytetit. Secili i rimandatuar apo mandatuar rishtas duhet te analizoje imtesisht rezultatin e 8 majit ne funksion te forcimit te metejshem te mbeshtetjes se qytetareve dhe lidhjes se urave te komunikimit me njerezit e cdo moshe e kategorie sociale. Aq me teper ne kushtet e krizes se thelle te buxhetit te shtetit si edhe te politikes perverse te Saliut ne ndarjen e buxhetit duke i trajtuar bashkite e opozites si kala qe duhen rrethuar e lene pa uje eshte edhe me e domosdoshme nje politike e dyerve te hapura per njerezit. Qytetaret duhet te ndjehen te degjuar te perfillur te mbeshtetur dhe duhet te informohen mire per gjithcka ju nuk do te beni dot per shkak te krizes se buxhetit te shtetit e po ashtu te mosmbeshtetjes se qellimshme financiare nga ana e Saliut.
3. do kryebashkiak duhet te pergatise duke filluar nga shtatori nje axhende mujore pune qe duhet te vihet edhe ne dispozicion te partise ne qender per te ndjekur planet dhe aktivitetin tuaj teresor. Kjo do te vlente shume per harmonizimin e komunikimit te partise sone me publikun dhe percimin e vlerave te qeverisjes sone vendore. Une jam i gatshem te jem prane jush ne aktivitete te nje rendesie te vecante per qytetin per bashkine e per ju ashtu sic do te gjykojme bashkerisht.
4. Duhet medoemos te nisni nga puna per krijimin e nje libri kontaktesh me faktore me peshe ne komunitetet tuaja organizata sipermarrje individe. Keto kontakte duhet te jene ne dispozicionin tuaj te deputeteve te rrethit tuaj si edhe timin. Nje organizim i strukturuar i komunikimit me te gjithe keta faktore do te rrise reciprokisht impaktin mes shoqerise e partise. Ky liber duhet te aktualizohet cdo muaj me kontakte te reja.
5. Nje pune e vecante duhet bere me nxenesit e shkollave te mesme. Bashkia duhet te jete dere e hapur per ta dhe ju ne te gjithe duhet te jemi sa me prane problemeve e endrrave te tyre. Nje liste e plote e shkollave klasave dhe pikave te kontaktit per cdo klase per te gjithe nxenesit qe do te votojne ne zgjedhjet e ardhshme duhet te jete ne dispozicionin tuaj e tonin.
Kaq per kete radhe
Perqafime
Er