Fatos Beja Presidenti i ri nga radhet e mazhorances
Anetari i Kryesise se Partise Demokratike njekohesisht kreu i Komisionit te Jashtem Fatos Beja deklaron se Presidenti i Republikes dhe disa krere te institucioneve qe do te rizgjidhen ne 2012-n jane nje e drejte ekskluzive e PD-se. Sipas Bejes asnje pakt nuk mund te behet mbi kete ceshtje pasi propozimi per keta krere institucionesh ishte nje e drejte e fituar me ndryshimet kushtetuese te bera ne vitin 2008. Por nga ana tjeter Beja e fton opoziten qe me celjen e sesionit te ri parlamentar te jete ne Parlament pasi prej aty mund te arrije te perfitoje te drejten per te votuar emrat qe deshironin te ishin pjese ne nivelet e dyta te organeve kushtetuese. Kjo pozite po te ishte me racionale ne shfrytezimin e numrave qe ka ne Parlament nga pervoja qe kam jam i sigurt qe do te kishin mundesi te ndikonin ne kandidaturat e deritanishme. Kane ende mundesi ta bejne ne te ardhmen. Nuk kam parasysh Presidentin flas ne pergjithesi per kandidaturat. Ndersa Presidenti percaktohet nga mazhoranca me Kushtetuten qe kemi sot ne fuqi thekson Beja. Por sipas Bejes askush nuk duhet te shqetesohet nga fakti se PD do te filloje ne 2012-n te propozoje dhe te votoje emrat e disa drejtuesve te organeve kushtetuese pasi Kushtetuta e Shqiperise nuk lejon perqendrimin e pushteteve ne nje dore te vetme. Po keshtu sipas Bejes sistemi aktual zgjedhor qe ka Shqiperia nuk mund te prodhoje asnjehere nje mazhorance me tre te pestat e votave ne Parlament si ne rastin e Hungarise.