E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per dy jave mbi 230 viktima ne Somali

Sipas njoftimit te Komisariatit te Larte per Refugjate te OKB ne Gjeneve gjate betejave te dy javeve te fundit ndermjet forcave qeveritare dhe grupit ekstremist Al-Shabab ne Mogadish jane vrare mbi 230 civile dhe te pakten 400 te tjere jane plagosur.

Per shkak te luftimeve nga vendbanimet e tyre jane larguar rreth 23000 njerez sqaroi tutje organizata e OKB sipas te ciles situata ne kryeqytetin e Somalise vetem sa po perkeqesohet.

Luftimet filluan me 23 gusht kur pjesetaret e grupit stremit Al-Shabab kercenuan me nje lufte te pergjithshme kunder forcave qeveritare te cilat po ndihmohen nga forcat e Unionit te Afrikes.

Sipas deklarates se zyrtareve somaleze vetem gjate dites se marte si pasoje eluftimeve ne kryeqytetin e Somalise jane vrare tre civile dhe jane plagosur te pakten edhe 23 te tjere.

Ekstremistet po mundohen qe te rrezojne qeverine somaleze e cila vazhdon te mbeshtetet nga OKBja dhe qe pastaj ne vend te fillojne me aplikimin strikt te ligjeve islamike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›