E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për dy orë e gjysmë nga Parisi në Tokio

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 21:30

Fluturimi nga Parisi në Tokio, për vetëm dy orë e gjysmë, në bordin e një aeroplani hipersonik, më i shpejtë se ai supersonik dhe pa e ndotur ambientin, mund të bëhet realitet në vitin 2050.

Është ky projekti i gjigantit evropian EADS, që ka paraqitur modelin e aeroplanit të gjatë katër metra, në Sallonin Aeronautik në Le Bourget, pranë Parisit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti francez Nicolas Sarkozy.

ZEHST, ose Zero Emission High Speed Transport, është projekti i parë operativ i aeroplanit hipersonik pas Concorde, supersoniku i famshëm franko-britanik, që më 25 korrik të vitit 2000 u rrëzua në aeroportin Charles de Gaulle vetëm pak minuta pas ngritjes dhe i cili në vitin 2003 u tërhoq nga qarkullimi.

Pamja e ZEHST, që do të mund të transportojë deri në 100 persona në kohë rekord, por jo para se të kalojnë 40 vjet, të kujton pikërisht Concorde nga krahu në formën e delta-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›