E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhon Hantsmen shpall kandidaturen per zgjedhjet presidenciale 2012

Jon Huntsman ish-guvernator i shtetit te Utah-s dhe ish-ambasador i SHBA ne Kine shpalli sot zyrtarisht kandidaturen per ne zgjedhjet presidenciale  te vitit 2012 si kandidat i Partise Republikane.

Zoti Huntsman e beri te njohur sot kandidaturen e tij nga Nju Jersey me Statujen e Lirise ne sfond pikerisht nga vendi ku shpalli kandidaturen Presidenti Regan ne vitin 1980. Zoti Huntsman u zgjodh per dy here rresht guvernator i shtetit Utah por u largua para kohe nga mandati i tij dyte per te sherbyer si ambasador ne Kine i administrates Obama.

Ai ka qene po ashtu ambasador i SHBA ne Singapor kur president ishte Xhorxh H.W. Bush. Jon Huntsman i bashkohet keshtu grupit te kandidateve presidenciale republikane Mit Romnit ish-guvernator i Masachusetsit Newt Gingritch-it ish Kryetar i Dhomes se Perfaqesuesve kongresmeneve Michelle Bachman e Ron Pol si dhe ish-guvernatorit te Minesotes Tim Poulenty.

Ashtu sikurse zoti Romni Huntsman eshte i besimit Mormon dhe kjo mund te nxjerre porbleme per kandidaturen e tij. Nje anketim i ri tregon se 1 ne 5 amerikane nuk do te votonin per nje kandidat presidencial te besimit mormon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›