E Shtunë, 31 Tetor 2026

Astronomet ne Universitetin e Hauait zbulojne nje komete te re

Astronomet ne Universitetin  e Hauait kane zbuluar nje komete te re qe pritet te kaloje token ne shkurt ose mars te vitit 2013.

Kometa u zbulua per here te pare ne fillim te ketij muaji kur hulumtuesit qe perdornin nje teleskop te Universitetit te Hauait po studionin per mundesine e asteroideve te rrezikshem qe nje dite mund te godasin token. Ne vend te asteroideve ata pane nje komete te pademshme mes orbites se Saturnit dhe te Jupiterit.

Kometa eshte aktualisht rreth 1.2 miliarde kilometra larg diellit. Ne fillim te vitit 2013 kometa do ti afrohet tokes ne largesine rreth 50 milion kilometra. Pikerisht ne kete kohe kometa mund te shikohet nga toka.

Shkencetaret presin qe kometa te jete mjaft e ndritshme dhe mund te shihet nga syri i njeriut. Ata thone se ky do te jete nje rast teper i ralle dhe mund te mos ndodhe me kurre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›