Pse po bën politikë prokuroria
Prej disa ditësh, një numër i madh dokumentesh që lidhen me hetimet e Gërdecit janë publikuar. Rruga e tyre e vetme drejt publikut është e qartë, nga ata që i kanë këto dokumente deri te gazetarët. Nëse dikush mendon se ka një rrugë tjetër të daljes së dokumenteve, e ka gabim. Të gjitha janë dokumente kasafortash, të cilat dalin vetëm pas një vargu udhëzimesh, urdhrash e kërkesash të institucioneve të specializuara të hetimit për tek institucionet që i disponojnë ato.
Por as burimi nuk bëhet publik dhe as zyra që i jep këto dokumente nuk bëhet publike, duke i dhënë mundësi më pas që përveç prokurorisë, të marrë autorësi për dokumente të tjera edhe media, edhe zyrtarë të lartë të opozitës, apo kontingjente informale të thashethemeve.
Këto ditë u përfol rreth një dokumenti që kishte një shënim të ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi. Në fillim dolën thashetheme, më pas dolën deklarata dhe pas pak kohe u nxor edhe një dokument, ku ishte shënimi, nëpërmjet të cilit theksohet interesimi i djalit të Kryeministrit për kontratën e armëve. Dokumenti në mënyrën siç i është servirur publikut ngjan të jetë i arshivuar edhe në dosjet e prokurorisë. Është krejt e thjeshtë për prokurorinë, që në morinë e dokumenteve të mbledhura për Gërdecin, të shoshitë disa prej tyre, të paktën ato që janë të falsifikuara, dhe nëse janë të tilla, çfarë edhe pretendohet nga Bumçi, prokuroria duhet të ndjekë rrugën e dokumentit të falsifikuar, për të shkuar tek falsifikuesi i tij dhe jo tjetrën rrugë, nga dosja e prokurorisë tek zyrtarët e opozitës dhe më pas në media, për të krijuar mjegull rreth hetimeve të Gërdecit, e për më shumë për të bërë presion mbi zyrtarë të lartë të politikës, Kryeministrit fillimisht dhe më pas ish-ministrit të Drejtësisë.
E para është rruga e drejtë e një hetuesie të pavarur nga pushtetet e tjera, të pavarur nga politika, pra edhe nga opozita dhe jo vetëm nga ekzekutivi aktual. Verifikimi i burimit të lajmit është një rregull për reporterët e gazetës edhe më të vogël në vend, e jo më për prokurorët që e kanë në bazë të profesionit të tyre dyshimin dhe hetimin deri në fund, duke pasur në dorë edhe instrumente që gazetarët as nuk i kanë pasur dhe as nuk mund t’i kenë ndonjëherë. Duke shkuar te falsifikuesi i mundshëm, përveçse tregohet serioziteti i institucionit dhe hetimit të çështjes, siç është ajo e Gërdecit, i pritet rruga edhe përdorimit politik të hezitimit të prokurorisë, për të dhënë përgjigjen e saj.
Rruga e dytë është ajo e një politikani ose gazetari. Por kjo rrugë kur ndiqet nga institucioni i akuzës është rruga e varësisë politike, dhe kur varësia prodhohet te Prokuroria e Përgjithshme dhe injektohet tek politika, është edhe më keq sesa kur kjo varësi prodhohet tek politika dhe injektohet te Prokuroria për shumë arsye.
Pavarësisht faktit se hetimet ndaj Gërdecit po ecin shumë avash, vlen të theksohet dhe një tipar tjetër i këtyre hetimeve, intimidimi publik për shumë veprime zyrtare, që nuk janë të penalizueshme, bile edhe mund të mos kenë kurrfarë vlere hetimi, por në një mënyrë apo tjetër, kanë lidhje me Gërdecin. Në të gjitha rastet, publikimet e dokumenteve të këtij lloji, që janë thjesht dokumente apo shënime, i serviren medias nën një sfond dhe skemë politike. Në kulmin e debatit mes Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, lançohen në gazeta me burim të paidentifikuar (pra prokuroria), e-mail-et i Alibeajt, të ministrit aktual të Drejtësisë, përmes të cilave synohet edhe kurthimi i këtij të fundit në historinë e Gërdecit. Raste të tilla intimidimi, pa kurrfarë të drejte, në shkelje të ligjit dhe me një sfond politik, ishte edhe çështja “Fazlliç”, por në rastin e Gërdecit, pasojat janë më të mëdha dhe sjellja e akuzës është jonjerëzore, po të kemi parasysh se Gërdeci nuk po hetohet për të vënë qeverinë me shpatulla për muri, por për të vënë fajtorët para ligjit, duke qenë kështu të drejtë edhe para viktimave të kësaj tragjedie dhe gjithë atyre të tjerëve që janë gjallë, por të dëmtuar në shumë aspekte prej saj. Nëse fajtorë janë të gjithë qeveritarët, le të shpallen të tillë, por synimi i akuzës duhet të jetë pasojë e profesionit, pra gjetja e fajtorit dhe jo i njëjtë me aspiratën e politikanit të opozitës, që është rrëzimi i qeverisë.
Rast pas rasti, Prokuroria po e kthen hetimin e Gërdecit në një kauzë, një gjë që tashmë e ka bërë opozita prej shumë muajsh. Ky identifikim me një pjesë të politikës në Shqipëri, dëmton edhe më tej besueshmërinë tek Prokuroria e Përgjithshme, një besim, i cili vështirë të sigurohet më pas përmes shtigjeve nga ai ka humbur.