Për herë të parë, bashkë në skenë, Flori, Elvana dhe Fuga!
Edhe pse bashkëpunimi i tyre përkthehet në sukses, nga një projekt në tjetrin, deri më sot asnjëherë ata të tre nuk i kishim parë së bashku në të njëjtën skenë. Kantautori Flor Mumajesi ka qenë ai që i ka mbledhur të gjithë në skenën e Sofjas, në edicionin e dytë të Festivalit Ballkanik. Elvana Gjata, Fuga dhe Flori, jo vetëm që kanë interpretuar, por edhe kanë shkëlqyer me përmbledhjen e tyre muzikore. Ashtu siç edhe u pa në transmetimin ‘live’, që u shfaq në një prej televizioneve shqiptare, artistët kanë kënduar copëza nga këngët e tyre të hite. Kështu, Elvana ka interpretuar këngën e saj të re “Kudo që jam”, më tej “Mamani mejen”, ndërsa ka rënë në sy edhe për veshjen e saj ekstravagante. Në skenë, pas saj ka mbërritur Fuga për këtë duet të njohur anë e mbanë shqipfolësve, ndërsa qershia mbi tortë ka qenë edhe kantautori i këtyre këngëve, Flor Mumajesi, i cili ka ndezur atmosferën me këngën e tij “Tallava”. Këngë që është shoqëruar edhe nga Elvana e Flori! Mumajesi rikthehej për herë të dytë në këtë skenë, pas suksesit të një viti më parë me këngën “Playback”, me të cilën u pozicionua i dyti në këtë garë muzikore.