Bisedimet për emrin e Maqedonisë në qorrsokak

Shkup, 11 gusht- Bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit me emrin po hyjnë në një fazë kritike. Nuk ka asnjë paralajmërim se kur ndërmjetësi Metju Nimic do të dalë me propozim konkret për vazhdimin e negociatave. Burime diplomatike thonë se procesi i negociatave ka hyrë në një qorrsokak, sikurse asnjëherë më parë për shkak të fushatës nacionaliste të Qeverisë së Nikolla Gruevskit, e cila në asnjë rast nuk jep sinjale për vazhdimin e negociatave.
Burime diplomatike për “Koha Ditore”, thonë se ndërmjetësi Nimic nuk ka ndërmend të dalë me asnjë propozim, përderisa të dyja palët nuk japin sinjale për vazhdimin e negociatave, sidomos pritet nga Qeveria e Gruevskit që të zbusë retorikën dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve.
Ndërkohë, në Qeverinë e Maqedonisë nuk kanë asnjë informacion rreth procesit të negociatave, përveç frazës tanimë të njohur se “negociuesi Jolevski është në kontakt të përhershëm me ndërmjetësin Nimic”, fjali kjo e cila disa herë po reprizohet nga kreu shtetëror. Heshtje mbizotëron edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke shtuar se presin që ndërmjetësi Nimic të dalë me ndonjë propozim konkret.
“Kur Nimic do të dalë me diçka konkrete është punë e tij, ndërsa nuk ka asnjë paralajmërim për ndonjë vizitë apo propozim nga ai”, kanë thënë nga dikasteri i ministrit Milloshoski.
Ndërkohë, ata që kanë guximin të flasin lidhur me temën, janë analistët të cilët janë të mendimit se procesi i bisedimeve ka hyrë në një fazë kritike për shkak të politikave nacionaliste të kryeministrit Nikolla Gruevski. Ish-zëvendëskryeministri për eurointegrime Ivica Bocevski, thotë se Qeveria aktuale nuk ka gatishmëri për tejkalimin e kontestit me fqinjin jugor.
“Heshtja e Nimicit, është si rezultat i mosafrimit të qëndrimeve nga të dyja palët, të cilat janë diametralisht të kundërta, dhe kjo tregon qartë se ku kanë mbetur bisedimet në këtë moment”, ka deklaruar Bocevski. Madje, sipas analistes politike Adelina Marku, procesi i negociatave është si rezultat i politikës populiste.
“Sipas gjasave, të dy palët preferojnë modelin e arsyetimeve triviale-politike si zëvendësuese të procesit të vërtetë të negocimit. Përderisa ky model shitet mirë në popull, mendoj se do tregojë tendencë edhe më të fuqishme të ndikimit lokal. Gjetjet triviale në politikë ndonjëherë janë dhe jetëgjata, por vetëm nëse ka zhvillim në lëmi të tjera në shtet. Numrat flasin edhe për regres ekonomik në shtet, por që përsëri arsyetohet nga qeveritarët me recesionin ekonomik global. Pra, përderisa ka arsyetime triviale edhe në politikën e jashtme dhe brenda në shtet, jam e mendimit se qorrsokakut i krijohet hapësirë edhe më shumë jetë”, ka thënë Marku, sipas së cilës deklaratat nacionaliste nuk janë risi në skenën politike në Maqedoni.
”Për mua deklaratat emocional-nacionaliste nuk janë risi këtu në Maqedoni, vetëm para pak ditëve në promovimin e përmendores mbi ngjarjen e Karpallakut nga konflikti i 2001, zëvendëskryeministri i eurointegrimeve i quajti edhe njëherë ish-luftëtarët e UçK-së me emrin ''terroristë''. Nuk reaguan madje as ish-funksionarët e UçK-së, por as edhe BDI-ja”, theksoi Marku. Përndryshe, për analistin politik Albert Musliu, shqetësuese është dhe ngritja e zërit nga disa organizata të ndryshme dhe intelektualë, të cilët kërkojnë ndërprerjen e bisedimeve. “Më brengos fakti se Qeveria e Nikolla Gruevskit, përmes organizatave të ndryshme dhe disa intelektualëve, të cilët janë të afërt me Qeverinë, po mundohen të krijojnë opinion dhe masin pulsin e popullatës. Edhe pse kanalet diplomatike ekzistojnë, nuk besoj se ka ndonjë përparim dhe mbizotëron dilema se në çfarë drejtimi do të ecin negociatat mes Athinës dhe Shkupit për tejkalimin e kontestit”, ka thënë Musliu.