Tiranë, kapet i dënuar për trafik fëmijësh
TIRANË- Arrestohet i dënuari me 18 vite burg për trafik fëmijësh. Agim Xhambazi arriti të arratisej 3 muaj më parë, ndërsa ruhej nga efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi ndodhej në arrest shtëpie.
Pikërisht në momentin që Xhambazi mësoi se do të dënohej nga gjykata për veprën penale të trafikimit të fëmijëve për të cilën ishte akuzuar nga prokuroria, ai u arratis nga banesa e tij, ndërsa ndaj dy punonjësve të FNSH u mor masa e largimit nga puna.
Arrestimi i 47 vjecarit, lindur në Korcë dhe banues në Tiranë, u realizua nga punonjësit e komisariatit numër 4 në kryeqytet, ndërsa mësohet se nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.
Agim Xhambazi është arrestuar në shtetin grek më 10 prill të vitit 2008, pas denoncimit që kishte bërë bashkëshortja e tij L. Xhambazi se ky i fundit e kishte shfrytëzuar për të lypur në shtetin fqinjë, bashkë me fëmijët.
Autoritetet e drejtësisë shqiptare e kishin shpallur 47- vjeçarin në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda fillimisht kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg, duke e akuzuar për trafik të fëmijëve. Sipas të dhënave të policisë, Xhambazi nëpërmjet kalimit të paligjshëm të kufirit në vitin 2001, ka kaluar bashkë me pesë fëmijët e tij dhe gruan në Greqi, në kryeqytetin helen, në Athinë.
(e.n/BalkanWeb)