Per ke bien ato bori
I lodhur sic isha te dielen e shkuar nga numerimi pa fund i votave i sigurt edhe qe asgje nuk mund ta levizte me fitoren e kandidatit Basha rashe per pak siesta mbas dreke te shtepia e sime motre aty nga ora 15. Mirepo sa vura koken ne jastek shpertheu nje batare fishekzjarresh qe u ndoq nga nje tjeter. Pas pak u degjuan ne largesi disa bori makinash. Aha thashe me vete paska fituar perfundimisht Basha.
Po behesha gati te cohesha i sigurt se batarete dhe borite vijuese qe do ta ngrinin Tiranen ne kembe sdo me linin te flija mirepo per cudi pasoi nje heshtje e gjate e pashpjegueshme. Vetem pas nja 15 minutash ne kete pezulli u cova e keshtu mora vesh ne kuzhine se Edi Rama kishte fituar me 10 vota plus.
Nga dritarja mund te shikoje ende makina me flamuj blu te PD-se nxjerre si flygere nga dritaret aty-ketu edhe flamuj te kuq qe ishin ose te LSI-se ose kombetare me shqiponjen dykrenore. Vecse pak si pa kuptim flamuj pa bori tym pa kercitje fishekzjarresh.
Qysh nga 22 marsi 1992 jemi mesuar me kete pamje gati-gati familjare makinash qe qarkullojne me shpejtesi dhe bori te forta ne rruget kryesore te qytetit per te festuar nje fitore te Berishes. Madje jemi mesuar edhe me nje turrje si kjo e se dieles qe nis me te madh per tu kthyer ne feste rrugesh por pastaj zbrapset e zhduket kur merret vesh rezultati perfundimtar si te thuash me bisht neper shale.
E kunderta nuk ndodh ose ndoshta ndodh rralle ne ndonje qytet te provinces. Pasuesit dhe votuesit e PS nuk dalin me flamuj te kuq neper bulevard me rratatate e borive dhe fishekzjarreve per te festuar nje fitore mbi Berishen edhe pse dufin mund ta kene te madh. Sado qe ne historine tone te gjate te tranzicionit e majta ka fituar me shume neper zgjedhje e referendume. Ndoshta te gjithe e kemi vrare mendjen perse ndodh ky fenomen te pasuesit e krahut te ashtuquajtur te djathte dhe nuk ndodh te te majtet por rralle e kemi diskutuar ne publik.
Ne vetvete eshte nje festim i palezecem bile eshte i shemtuar. Flamujt kombetare pas atyre te PD-se i japin edhe me teper shemtim gjoja sikur ne jemi per kombin ju jo. Ngjan me nje britem mllefi dhe kenaqesie mbi kundershtarin e kuq te shtrire pertoke. Mirepo ne perfundim te nje votimi normalisht nuk duhet te kete te fituar e te humbur sepse eshte zgjedhur nje kryeadministrator i cili do te vendose ne te ardhmen per gjera qe u perkasin te gjitheve.
Nese e ke zgjedhur ti nje kryetar bashkie a nje kryetar qeverie smund te gezohesh per merzitjen nje numri te madh njerezish qe kane patur arsye te mira per te mos e zgjedhur ate por qe qysh neser e tutje do ta pranojne si kryetarin e tyre te ri dhe do ta rregullojne jetesen nen te e bashke me te.
Festime te tilla ne qytetet europiane i sheh vetem pas nje ndeshjeje te rendesishme futbolli a pas fitimit te nje kampionati. Aty po mund tia valavitesh para turinjve flamurin tend tifozeve kundershtare pasi nuk je ne politike dmth. ne jeten e perditshme je ne sport nje aktivitet i vecante qe ska te beje me buken e me ujin me taksat dhe me energjine me ligjin dhe lirine e fjales.
Qysh ne krye te heres Berisha i pa fitoret e partise se tij si fitore mbi nje gje shume te madhe qe ishte komunizmi e nenkuptuar mbi nje mase shume te madhe njerezish qe ishin komunistet ose familjet e tyre bllokmenet dhe gjithe pinjojte e tjere - ne gjuhen e tij. Pasi ai ne retoriken e tij asnjehere nuk i ndau njerezit nga ideologjia sa here ia ka lypur lufta politike ose interesat nje numer te madh kundershtaresh i ka luftuar cok si pjesetare familjesh komuniste.
Si populist i talentuar qe eshte sidomos per koka te ketushme ai disi ia arriti qe fitoret e partise se tij neper zgjedhje te ndiheshin si fitore te nje mase te caktuar njerezish mbi nje mase tjeter njerezish po shqiptare. Ne thelb ideologjia e tij ka qene gjithmone ideologji percarjeje ai shpesh ka perdorur edhe retoriken Veri-Jug per te mobilizuar perkrahesit e vet bie fjala kur ishte ne opozite qe u thoshte shkodraneve te permbytur se Nano diskriminon Veriun nje mendesi qe u misherua me keq se asnjehere kur nisi ne mars te vitit 1997 forcat e tij te armatosura kunder Jugut ne revolte.
Retorika e tij e percarjes dhe urrejtjes shpjegon ne nje mase te madhe urrejtjen qe gezon te nje numer i madh qytetaresh shqiptare te cilet nuk e votojne. Kjo eshte e thjeshte Te lodhur nga nje gjuhe ndarjeje klasore ne gati 50 vjet shqiptaret nuk duan te degjojne me qe pasardhesit e familjeve jokomuniste qenkeshin me te mire se ata te familjeve komuniste qe jugoret qenkan me te mire se verioret ose anasjelltas etj. etj.
Mirepo Berisha sben dot pa keto kampe ndaj kaleron mbi... Vertet mbi ke kaleron
Djemte e rinj qe dalin me makina dhe tam-tame ata qe slene miting te PD-se pa brohoritur dac per heqje vizash dac per bothet e iljetes jane kontigjente te papunesh me sa duket nga familjet e ngulura ne periferite e Tiranes. E shumta pune qe mund te kene ata jane punesime sezonale ne ndertim ose si kameriere ne kafene se gje tjeter ky kryeqytet nuk ofron as industri perpunuese as bujqesi te zhvilluar sic kishte dikur bash ne ato toka qe i zune te ardhurit.
Edhe ky eshte nje atu i rendesishem per Berishen ai jo vetem qe lejoi dhe nxiti ardhjen e familjeve te varfra te provinces ne toka qe kishin qene te tjeterkujt por nxiti edhe legalizimin e shpejte te ndertimeve te tyre te shpejta. U dha me nje fjale kontigjenteve te tij politike bujarisht dicka qe nuk i perkiste. Sepse qe te perpunonte ndonje strategji per zhvillimin e bujqesise industrive te lehta ose turizmit per kete i mungonte cdo aftesi - sikurse edhe parardhesve te vet socialiste ne pushtet.
Ja pra pse kontigjentet jane aty dhe ato jane me zemer per Berishen. Do te jene dhe per njefare kohe sepse kush sta di per nder ti japesh toke falas Mirepo tokat tani pergjithesisht sikur u zune dhe zor se gjen me pa pronar. Nuk di cmund te gjeje Berisha dhe administrata e tij per masat e te papuneve qe rrethojne qytetet tona te medha shenje per ndonje gje te mire nuk ka.
Duket se makinat e shpejta me bori dhe flamure po i perkasin gjithmone e me teper se shkuares. Jo vetem pse ato jane shenje vulgare e nje dasie qe shoqeria jone se pranon por edhe pse mendja qe i ka derdhur rregullisht ne bulevardet tona nuk ka me cpasuri e cfrymezim tu jape.