E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria: S'prekim prokuroren

Ministria e Drejtesise pranon se ka nje projekt per ndryshimin e ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise", por thote se ndryshimet jane nevoje e kryerjes se reformes ne kete institucion. Sipas Ministrise se Drejtesise ndryshimet jane hartuar nga nje grup i gjere pune, ne perberje te te cilit kane qene edhe perfaqesues te institucionit te prokurorise, avokate, perfaqesues te jetes akademike, si dhe kane marre pjese Misioni EURALIUS dhe OPDAT. Ne nje njoftim per mediat kjo ministri sqaron se qellimi i saj mbetet perfundimi i ndryshimeve ligjore ne ligjin baze te organizimit dhe funksionimit te prokurorise ne perputhje me standardet kushtetuese dhe demokratike, si dhe ne harmonizimin e plote me praktikat me te mira te legjislacioneve te vendeve te BE.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›