SHBA: Gerdeci, ende i rrezikshem
TIRANE - Nuk ka siguri ne fshatin Gerdecin. Kane kaluar me shume se kater muaj nga shperthimi i depos se demontimit te armeve ne Gerdec dhe banoreve te zones te cilet po rindertojne banesat nuk u jepet siguri per nje jetese te qete dhe te sigurt nga municionet qe ndodhen ne zone. Ekspertet amerikane qe ne bashkepunim me forcat ushtarake shqiptare po merren me pastrimin e zones, nuk japin garanci per siguri. E kete ja shprehen dje dhe Ministrit te Mbrojtjes Gazmend Oketa si dhe Ambasadorit Amerikan ne vendin tone Xhon Uidhers, qe vizituan zonen ku shperthimi ne 15 mars u mori jeten 26 personave. "Per mendimin tim kjo zone nuk eshte bere ende e sigurt. Po ndertoni teper prane materialesh qe jane ende shume te rrezikshme. Gjithcka mund t'ju them eshte qe eshte teper heret per te rindertuar ketu", u tha Ambasadori Uidhers, banoreve te zones qe kerkuan pergjigje per siguri. "Ndodhemi ne token ku humben jeten shume njerez te pafajshem", i eshte drejtuar Ambasadori Uidhers banoreve te Gerdecit. Duke shtuar se po punohet shume per te gjetur drejtesi. Supet ngriti dhe Ministri i Mbrojtjes Oketa. "Per Gerdecin ka opinione te ndryshme teknike dhe nuk mund te hyjme ne diskutime te tilla. Por ajo qe mund te them eshte se jam i vendosur qe te zbatoj te gjitha masat e sigurise", u shpreh ministri para banoreve, duke theksuar garancine e tij se forcat ushtarake do ta kryejne me sukses te plote kete detyre, duke siguruar ne cdo moment jeten e njerezve. Ndersa komandanti i operacionit "Kthim ne normalitet", major Faik Skopeci informoi se operacioni per pastrimin e zones eshte perqendruar perreth zones se rrezikshme, e cila eshte kufizuar me gardh dhe ruhet nga policia ushtarake. "Ne kete operacion jane angazhuar 50 forca ushtarake dhe eksperte te kompanise Armor-Group ne Shqiperi", theksoi ai. Deri tani nga 7 ha qe perfshihen ne vatren e shperthimit jane pastruar mbi 2100 metra katrore, si dhe jane transportuar rreth 12 380 metra kub inerte nga shtepite e prishura, vendit te shperthimit, si dhe vazhdon pastrimi dhe sistemimi ne paleta i municioneve te gjetura, i cili ne total ka arritur shifren 10. 600 cope. Ambasadori Uidhers u shpreh nga ana e tij se ndonese kane kaluar rreth 20 jave nga koha e shperthimit ka ende nje mase te stermadhe pune per t'u bere." Nese nuk gaboj, megjithese keto palete jane mbushur nga "Armor Group", nuk kemi qene ne gjendje t'i zhvendosim ato drejt nje pike qe permbush standardet e duhura te NATO-s, ku te mund te ndodhe pastrimi dhe ne fund cmilitarizimi i ketyre armeve", u shpreh ai. Sipas tij, kjo eshte nje ceshtje urgjente dhe masat duhet te merren menjehere. Nga ana tjeter, Uidhers vleresoi perkushtimin e Ministrit Oketa dhe stafit te tij per pastrimin dhe sigurimin e zones. Rozeta Rapushi
7
Hektare
Perfshihen ne vatren e shperthimit ne Gerdec. Deri me sot jane pastruar vetem 2100 metra katrore dhe jane transportuar rreth 12 380 metra kub inerte nga shtepite e prishura, vendit te shperthimit.
Uidhers: Jemi per situaten, jo hetimin
Ambasadori i SHBA ne vendin tone, Xhon Uidhers anashkaloi dje dhenien e komenteve mbi deklaratat e diplomateve te SHBA per te apo mbi hetimet qe po kryhen per Gerdecin. Uidhers shmangu gazetaret duke u shprehur se ne viziten e tij ne Gerdec do te perqendrohet vetem tek situata ne zone dhe tragjedia e ndodhur.
Ambasadori i SHBA dialogun me familjaret e demtuar
Uidhers-banoreve: Po punojme
shume per te gjetur drejtesi
Ambasadori Uidhers: Miredita, si quheni?
Banor: Une Murat. Kjo eshte nena ime Lume
Ambasadori Uidhers: Eshte kenaqesi te takohem me ju
Banor: Faleminderit. Edhe per ne.
Ambasadori Uidhers: Burrat atje lart jane pjese e familjes?
Banor: Jane punetore qe ndertojne shtepine.
Ambasadori Uidhers: Tani jetoni tek kjo tende?
Banor: Po, une dhe im shoq jetojme ketu. Femijet jane me qera.
Ambasadori Uidhers: Keni pasur shtepine ketu ku po ndertoni apo eshte e re?
Banor: Ketu e kemi pasur. U rrafshua krejt. E filluam nga fillimi. Ishim ketu me femijet, por zoti beri mrekulli.
Ambasadori Uidhers: Askush nga ju nuk u lendua?
Banor: Te gjithe u plagosem, une, dy mbesat, nipi, dy nuset. Vajza e motres vdiq. Edhe kusheriri dhe e shoqja. Edhe nje komshi ketu. Te gjithe keta u vrane.
Ambasadori Uidhers: Deshiroj t'ju percjell ngushellimet e mia. Me vjen shume keq per humbjen tuaj. Mendoni eshte e sigurt qe jeni kthyer dhe po ndertoni ketu?
Banor: Vetem ju mund te na jepni siguri.
Ambasadori Uidhers: Per fat te keq, une nuk mund te siguroj sigurine tuaj.
Banor: E duam nga ju, per femijet. Femijet jane me qera tani por duam te kthehen e te jene te sigurt. Kryetari i Bashkise eshte treguar shume i mire me ne.
Ambasadori Uidhers: Mund t'ju jap vetem mendimin tim, por mendimi im eshte qe kjo zone nuk eshte bere e sigurt ende. Mendoj qe po ndertoni teper prane materialesh qe jane ende shume te rrezikshme.
Banor: Pyetem por na thane qe te vazhdojme ndertimin.
Ambasadori Uidhers: Kush jua tha kete?
Banor: Epo, ata qe vijne ketu, gazetaret, televizori, s'e di.
Banor tjeter: Njerezit ne pushtet e kane thene. Gjeneralet ushtarake e kane thene. U rrafshuam krejt dhe tani duam siguri.
Ambasadori Uidhers: Gjithcka mund t'ju them eshte qe eshte teper heret per te rindertuar ketu. Por ky eshte vetem mendimi im. Duhet te pyesni njerezit qe jane me eksperte se sa une.
Banor: A do gjej ndonjehere drejtesi? Babai m'u dogj ketu. Nuk ka pension. Nuk ka mbeshtetje.
Ambasadori Uidhers: Ndjej dhimbje te thelle qe degjoj per humbjet tuaja. Pyetet nese do te kete ndonjehere drejtesi. Po punojme shume per te gjetur drejtesi per ju. Dhe, do te punojme me Ministrin, me te gjithe...Me vjen shume keq.
Banor: Nuk kam nevoje per para, per asgje. Dua vetem drejtesi.