E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per me shume kuraje

Kater flamure u palosen dhe u dorezuan ne kater familje qe gjithe jeten e tyre do kujtojne se ishte nje dite kur nje kriminel edhe pse deshi te tregonte te kunderten, tregoi se kete vend nuk e bejne me trafiqet, se ne kete vend nuk ka gjume dhe dite per ate qe tenton ta frenoje forcimin e shtetit ligjor demokratik. Ishte mesimi me i veshtire dhe me i kushtueshem per hir te demokracise dhe per hir te nje shteti ligjor, qe nuk ka prej kohe strehe per kriminelin dhe ate qe kujton se nuk eshte me kriminel, pasi e quan veten si nje qenie te nje zallamahie dhe vijon te rroje me endrren e asaj zallamahie e cila pikerisht, sot me shume se kurre eshte drejt zhdukjes; e ben bishen me e eger, reziston me shume dhe nuk arrin ta besoje se kurajo e shtetit dhe e njerezve qe i sherbejne ligjit eshte me e forte se vet deshira per te jetuar nen hijen e nje krimineli qe, nese sot vrau kater police, sikur te lihej i lire, neser do vriste kater femije te ketyre policeve dhe kater te tjere te kush e di kujt, larg qofte, edhe te ndonjerit prej nesh! Per hir te kesaj te sotmeje qe duam te ndertojme pa gropa te zeza kriminale, per hir te se nesermes qe duam te jete e qarte, pa asnje krisme dhe pa asnje plasaritje te ligjit, sot paguajme me nje kuraje me shume se qytetare, me shume se vet koncepti i detyres, paguajme me sakrificen, e cila pervec gjithe mosdeshires per te qene e tille, nuk i reziston dot tundimit per te mbisunduar edhe kriminelin me te pakapshem, me te "forte", me "anti-ligj".

Sepse ishin kater dhe nuk duhej te ishte asnjeri prej tyre sot i rrethuar me tronditjen njerezore.

Sepse shteti kerkon kurajen qe sot u be e brishte per shkak te ngjarjes.

Nuk eshte e lehte te kalosh ne gjurmet e cdonjerit prej atyre qe kujton se shteti eshte i dobet, eshte i pafuqishem, se shteti nuk ekziston. Ngjarja, me gjithe dhembjen e vet tregoi se ky vend ka deshire te ece perpara, duke zhdukur cdonjerin prej atyre qe lene pas gjurme te mosrespektimit te vullnetit te ligjit, ashtu si ne te gjitha vendet demokratike. Eshte koha qe tjerrjet e historive me skenare filmash nuk zene shume vend ne shtetin tone demokratik. Megjithate ndodhin. Derisa vazhdon perpjekja dhe kembengulja e tij per te mos leshuar pè dhe kjo eshte beteje me e forte sesa beteja midis kater dhe nje apo dy kriminelesh, eshte beteje mes fuqise dhe inferioritetit, mes paragjykimit dhe ndeshkimit, mes drejtesise dhe padrejtesise, derisa te jete me e fundit deshire per te ndeshkuar cdonjerin prej atyre qe nuk respektojne ligjin, perpjekja vazhdon. Dhe kjo nuk eshte se doli si histori pushimesh te prishura plazhi, por si nje pjese e luftes aktive dhe te vendosur kunder cdonjerit prej atyre qe guxon dhe shpreson se vendi mund te shkoje drejt rremujes.

Sikur kjo ngjarje te kishte ndodhur ne vitin 2003, sikur te ishte deri atehere kapur i shumekerkuari, sot nuk do fliste njeri as per nje polic, jo me per kater dhe jane shume per cdo ngjarje, ne cfaredo rrethane.

Eshte cmimi qe paguajme per leshimet e njepasnjeshme qe i jane bere vite e vite te shkuara, cdo njeriu qe kryen nje akt dhe i afrohet atij rrethi qe i quan me pas kriminele.

Te mos imagjinojme per mistere dhe shtet te fajshem. Faji nuk erdhi dhe u ndertua brenda nates, as brenda ores. Te mos e perjashtojme asnjeri veten prej kesaj ngjarjeje dhe te peshojme lot krokodili apo lot mallkimi. Vdekja nuk i njeh kufijte e saj. Por cdo krimineli shteti i tregon kufirin e tij. Per sa kohe del ndokush qe nuk e kupton kete, ai do ndeshet, do perpiqet, dhe do rreket te besoje se do fitojne mbi te sotmen dhe te ardhmen qe e duam me te mire se te djeshmen.

Ne vijme prej nje shoqerie e cila ende ka nevoje te doje vetveten, te respektoje veten dhe te njohe forcen e pakundershtueshme te shtetit ligjor. Asnjeri prej punonjesve te sapo shpallur deshmore nuk shkoi drejt kohes per te vdekur, por per t'i dhene fund nje here e mire kohes per te vdekur, pasi nje nga parimet dhe nje nga objektivat e qeverise ka qene perndjekja deri ne fund e cdo krimineli, perndjekja deri ne fund e cdo imazhi se jemi ne nje vend ku shteti nuk ekziston.

Te perpiqesh te paragjykosh apo te gjykosh aftesine e punonjesve te policise ne kete rast eshte krejt e pamundur, sepse behet fjale per njerez te stervitur dhe qe njohin ligjin me shume se cdonjeri prej nesh. Nuk i kemi paragjykuar kur kane kryer operacione po kaq te veshtira dhe nuk kane pesuar humbje. Nuk i kemi paragjykuar kur kane ndjekur deri ne folene e fundit cdo kriminel te listuar dhe i kane vene fre perpjekjeve qe duan te krijojne klimen e nje vendi te pasigurt. Sidoqofte asnje logjike nuk mjafton dhe nuk mund te sqaroje plumbat, por me e thjeshta logjike e mbron dhe forcon shtetin. Duhet me shume kuraje, qe te mos kemi asnje rast mundesisht te palosim me katersh flamuj te tjere, por te zvogelojme deri ne zero, numrin e atyre qe nuk e duan ligjin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›