Te gjitha akuzat per Dritan Dajtin

Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur dje zyrtarisht nje mori akuzash ne ngarkim te Dritan Dajtit pas masakres qe tronditi Durresin dhe gjithe shqiptaret pak dite me pare. Dajti perballet me akuzen e katerfishte te "Vrasje e kryer ne rrethana te tjera cilesuese", konsumuar kater here, "falsifikim te dokumenteve shteterore", "mbajtje e padrejte dhe keqperdorim i uniformes apo simboleve te tjera zyrtare shteterore" dhe "mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake", "prishje te rendit dhe qetesise publike", jane disa nga akuzat me te cilat do te perballet Dajti. Ne dosjen hetimore te derguar dje, Gjykates se Krimeve te Renda, dy prokuroret e ceshtjes Ardian Nezha dhe Eugen Beci shpjegonin se ndaj kunatit te Dajtit, Erges Xhaxhit rendon akuza e "vrasjes me paramendim e kryer ne bashkepunim", ndersa mbi Elvis Karolin prokuroria ka ngritur akuzen e "dhenie ndihme per vrasjen e katerfishte". Sipas burimeve nga prokuroria, mesohet se tre te arrestuarit do te perballen sot me togat e zeza te Gjykates se Krimeve te Renda per t'u njohur me masat e sigurise ne ngarkim te tyre, si dhe do t'u jepet mundesia e shpjegimeve ne lidhje me ngjarjen. Burime nga gjykata bene te ditur se masat e sigurise do te nisin ne oren 09:00, per Karolin dhe Xhaxhin, ndersa per Dritan Dajtin gjykata ne prani te prokurorise dhe te mbrojtjes do t'ia komunikojne masen e sigurise ne Spitalin e burgut, per arsye se ai ndodhet ne gjendje te rende shendetesore dhe pamundesi per te levizur. Ne dosjen hetimore te drejtuar gjykates, Prokuroria e Krimeve te Renda i kerkon gjyqtares se gatshme caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", per Dajtin, Xhaxhin dhe Karolin, ndersa pritet qe kjo gjykate te lere ne fuqi edhe kerkesen e akuzes paraditen e sotme. Tre te pandehurit nuk kane dhene deklarimi ne lidhje me ngjarjen, por keta te fundit te merren ne pyetje ne ditet ne vazhdim. Prokuroria e Krimeve te Renda disponon nje numer te madh provash ne ngarkim te tre te pandehurve. Sipas burimeve nga prokuroria automjeti tip "Tuareg", me targa CR 535 FR, 10 celulare, disa dokumente te policise, nje prej te cilave perdorej nga vete Dajti, me emrin Agron Zeneli, me detyre nenkomisar i policise se Korces, per t'i shpetuar postblloqeve qe i bente policia, arma e krimit, dy radiot e policise se rendit jane disa nga provat kryesore qe ka ne dore prokuroria. Nderkohe qe, burimet bejne te ditur se jane shoqeruar disa te aferm te Dajtit dhe te Xhuxhit, si dhe qytetare, te cilet dyshohet se kane dijeni ne lidhje me ngjarjen.
Redinalda Caushaj
Akuzat per Dajtin:
"Vrasje e kryer ne rrethana te tjera cilesuese", konsumuar kater here
"Falsifikim te dokumenteve shteterore"
"Mbajtje e padrejte dhe keqperdorim i uniformes apo simboleve te tjera zyrtare shteterore"
"Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake"
"Prishje te rendit dhe qetesise publike"
Akuzat per vrasjen e biznesmenit
I shumekerkuari Dritan Dajti nuk e ka pranuar asnjehere akuzen e vrasjes se biznesmenit Agim Beqa. Gjykata e Tiranes e denoi ate me 20 vjet burg per kete ngjarje dhe 9 vjet per arratisje nga burgu, nderkohe qe ky i fundit nuk e pranoi akuzen dhe ja delegoi ceshtjen Gjykates se Strasburgut. Sipas kerkeses se drejtuar Strasburgut, shpjegohet se ne dosjen e Dajtit jane gjetur shkelje te procedurave ligjore, ndersa ky institucion e ka ende ne shqyrtim ceshtjen e tij, pas pranimit te dosjes se drejtuar nga 39-vjecari.
Ngjarja ndodhi ne plazhin "Iliria", Durres
Arrestimi i Dajtit dhe vrasja e kater policeve
Kater punonjesit e policise, Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Kastriot Feska dhe Altin Dizdari u ekzekutuan kater dite me pare ne plazhin "Iliria", Durres. Sipas hetimeve te kryera ka rezultuar se rreth ores 13:45 sherbimet njoftuan se i shumekerkuari Dritan Dajti eshte afruar me nje makine "Volkseagen" tip "Tuareg", me ngjyre te erret, me targa te huaja CR 535 FR. Trupa e operacioneve speciale te ngarkuar me detyren e arrestimit te tij, kane bere rrethimin e mjetit me te cilin levizte Dajti. Gjate nderhyrjes finale, i shumekerkuari i vene ne dijeni te rrethimit te tij, ne menyre te menjehershme ka qelluar me armen pistolete, ne drejtim te pese agjenteve qe e kishin rrethuar. Efektivet jane gjendur te befasuar, pasi nuk e prisnin kete reagim dhe pretendonin ta prangosnin pa u ndjere. Plumbat e zbrazur nga karikatori kane lene te qelluar kater pjesetaret e trupes se operacioneve. Edhe pse te plagosur kater efektivat kane qelluar ne drejtim te Dajtit duke e goditur ate disa here. 39-vjecari morri plumba ne duar, kembe, bark edhe shpine. Gjate perleshjes se armatosur mbeturi i vrare edhe Ledion Mara, 23-vjec nga Lushnja, i cili dyshohet te kete qene bashkepunetor i Dajtit. Menjehere pas plagosjes se Dajtit efektivat e policise te lajmeruar per kete ngjarje kane bere te mundur arrestimin e Dritan Dajtit, i cili u transferua ne Spitalin e Burgut, ku ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Nderkohe qe bashkepunetori tjeter i Dajtit, kunati i tij Erges Xhaxhi, se bashku me Elvis Kerolin, te arrestuar dy dite me pare, jane transferuar ne ambientet e paraburgimit "313 Jordan Misja".
Neni 79
Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, funksionaret e tjere gjate detyres ose per shkak te saj, kur cilesite e viktimes jane te dukshme ose te njohura, denohet me burgim jo me pak se njezet vjet ose me burgim te perjetshem.