E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per moshen e trete aplikim te metodave te reja

Duhet rritur cilesia e jetes se te moshuarve duhet nisur aplikimi i metodave te reja diagnostikuese dhe terapeutike efikase. Kjo eshte kerkesa qe u ka drejtuar mjekeve kreu i Shendetesise Petrit Vasili dje ne Diten Nderkombetare te te Moshuarve. Ne kete dite ministri beri publik dhe te parin Udhezues per moshen e trete nje udhezues qe pritet te behet pjese e praktikave mjekesore dhe nje ndihmese e madhe per mjekun e familjes. Kjo eshte nje dite pa asnje medyshje e nje reflektimi te forte dhe nje detyrim i vazhdueshem dhe nje pakenaqesi qe gjithmone e me shume duhet te bejme per kete moshe - tha Petrit Vasili minister i Shendetesise. Sipas statistikave bazuar ne rritjen e ritmit te jetegjatesise ne vitet 2010 - 2012 te moshuarit zene 25 per qind te popullates ne vendet e zhvilluara ndersa ne vendet ne zhvillim ku perfshihet dhe Shqiperia kjo shifer pritet te arrije nga 12-15 per qind. Sipas kryetarit te shoqates shqiptare te Geriartri-Gerontologjise z. Rreshat Koci rreth 30 per qind e te shtruarve neper spitale jane te moshuar dhe 35 -40 per qind te vizitave ambulatore kryhen nga persona te moshes se trete mbi 64 vjec. Po ashtu verehet se kjo kategori konsumon 40 per qind te ilaceve ose trefishin e te semureve te tjere. Ne qytetin e Tiranes nga studimet e bera nga kjo shoqate 20 per qind e tyre jetojne te vetmuar dhe brenda nje periudhe dhjetevjecare 6.8 per qind e te moshuarve nga nje studim mbi 3000 persona kane humbur autonomine.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›