Mashtrimi shesin shtepite dhe japin 10 milione me fajde

Policia arreston Arben Tolen gjykata e denon me 10 vjet burg. Genjeu kusherinjte per nje biznes dhe u mori parate pasi u premtoi perqindje te interesit mujor
Mashtrues. Keshtu u cilesua 39-vjecari Arben Tole i cili eshte denuar me 10 vjet burg pasi akuzohet se nepermjet mashtrimit u ka marre rreth 10 milione leke me fajde te afermve te tij. Keta te fundit i jane drejtuar prokurorise pasi kane pare veten e tyre ne mes te rruges sepse kishin shitur shtepite per ti dhene Toles parate me perqindje. Hetimi filloi dy vjet me pare dhe ne prill te ketij viti gjykata e Tiranes mori vendimin 10 vjet burg per autorin. Ky i fundit u shpall ne kerkim kater muaj me pare ndersa naten e kaluar duke zbardhur dita e djeshme forcat speciale te policise se Tiranes arriten ta vendosnin ne pranga.
Historia e mashtrimit
Ndaj Arben Toles nga Tirana me date 5.1.2009 ne seksionin e Krimit Ekonomik Financiar kane bere kallezim shtetasit Albert Xharaku Ilirian Ibrahimi Aleksander Tole dhe Bajram Mija. Ky person i pandehuri duke perfituar nga lidhjet farefisnore qe kishte me te demtuarin Aleksander Tole djale xhaxhai ka marre prej ketij te fundit shumen 200.000 leke kundrejt nje interesi prej 5 ne muaj. Me pas i pandehuri i ka kerkuar te demtuarit Aleksander Tole qe ta prezantonte me te aferm te tjere me qellim qe te merrte prej tyre leke me interes pasi do te zhvillonte nje biznes te madh. Po keshtu i ka kerkuar qe te shiste shtepine dhe tia jepte vleren e saj me po kete interes. Tole fillimisht ka kontaktuar me Albert Xharakun djali i halles se te pandehurit te cilit ne vitin 2005 i ka marre 300 mije leke me perqindje. Per tre muajit e pare i pandehuri per te qene i besueshem i ka paguar rregullisht interesat te demtuarit. Me pas i ka marre dhe 500 mije leke te tjera duke i thene se do te niste kunatin Ilir Nasto ne Austri per te marre nje shume te madhe parash te bllokuara dhe me pas do tia kthente te gjithe shumen se bashku me interesat. Gjate vitit 2005 ai se bashku me Aleksander Tolen shkojne ne shtepine e Ilirian Ibrahimit. Ky i fundit e ka deshmitarin Aleksander Tole burrin e vajzes se tezes. I pandehuri i ka marre nje shume prej 400 mije lekesh kundrejt nje interesi 5 ne muaj duke i thene se do te zhvilloje nje aktivitet te madh. Gjate 8 muajve te pare Tole i ka derguar Ibrahimit interesat mujore. Me pas i ka nderprere marredheniet me te demtuarin duke e mashtruar dhe duke iu fshehur kontakteve me te demtuarin. Te njejten strategji i pandehuri ka kryer dhe me te demtuarin Bajram Mija te cilit i ka marre shumen prej 200 mije lekesh.
Gruaja e kusheririt shet edhe shtepine e prinderve
Nuk eshte mjaftuar me kaq Tole. Ai ka bere nje pune bindese ne emer te biznesit te tij te madhe ne perspektive saqe dy familje shesin shtepite dhe mbesin ne mes te rruges. Sipas provave te prokurorise nga e demtuara Zana Mija Tole bashkeshorte e te demtuarit Aleksander Tole i pandehuri ka marre shumen 7 milione leke ku 3.5 milione ishin leket e shtepise se prinderve te te demtuares dhe 3.5 milione leke qe ishin leket e perfituara nga shitja e shtepise shuma per te cilat lidhen dhe nje aktmarreveshje kontrate huaje. Rezulton se i pandehuri nuk u eshte pergjigjur per asnje moment detyrimeve te kontrates duke iu fshehur te demtuarve. Ne keto rrethana Tole duke shfrytezuar njohjen farefisnore qe kishte me te demtuarit ka perdorur forma te ndryshme per te mashtruar Aleksander Tolen Ilirian Ibrahimin Bajram Mijen Arben Xharakun dhe Zana Tolen Mija. Forma kryesore e te pandehurit ka qene genjeshtra duke u thene Do te hap nje aktivitet te madh tregtar duke konsumuar ne kete menyre elementet e vepres penale te Mashtrimit me pasoja te renda parashikuar nga neni 143/2 i K. Penal. Qe nga ajo kohe Aleksander Tole dhe Zana Tole kane mbetur pa shtepi dhe nga 100 milione leke te vjetra qe mashtruesi ka mundur te marre me fajde 70 milione u perkasin ketyre te dyve.