Greqi, PASOK tronditet nga largimet e deputetëve
ATHINE-Tronditet partia e Papandreut nga doreheqjet e njëpasnjëshme. Deputeti i kësaj partie Jorgos Floridhis njoftoi sot në mëngjes largimin e tij nga grupi parlamentar. Ky veprim vjen pas largimit të deklaruar dje, të deputetit të Follorinës Liani.
Ndërkohë po sot, pak orë pas dorëheqjes së deputetit Jorgos Floridhis, edhe deputeti i Larisës, Hektor Nasiokas, i PASOK-ut, bëri të ditur dorëhqjen e tij.
Deputetja e PASOK-ut Vaso Papandreu, kërkoi sot në parlamentin grek, mbledhjen urgjente të grupit parlamentar për të marrë vendime të rëndësishme për vazhdimësinë e partisë. Kur u pyet nëse do të diskutohet edhe çështja e kreut të partisë, ajo u përgjigj duke thënë se të gjitha çështjet serioze do të diskutohen.
U vendos që mbledhja e grupit parlamentar të PASOK të zhvillohet në ora 15 00.
Nga ana tjetër deputeti Alekos Athanasiadis u deklarua dje kundër planit afatmesëm të masave antikrizë, ndërsa deputeti Dinos Vretos, po dje, kërkoi që qeveria të japë doreheqjen dhe Papandreu të formojë një qeveri të re me njerëz të rinj, që gëzojnë integritet dhe popullaritet.
Këta janë deputetët të cilët i kanë bërë publike qëndrimet e tyre kundër, ndërkohë që brenda grupit thuhet se ka edhe të tjerë që janë në dilemë për qëndrimet e tyre.
Veprime e deklarata të tilla ia shtojnë vështirësinë kryeministrit Papandreu për vendimmarrjet brenda partisë, e cila përvec kundërshtive të brendshme, ka humbur besueshmërine edhe në elektorat.
(d.b/BalkanWeb)