Faturat e papaguara ndezin sherr ne Komisionin e Ekonomise
Ligji per pushtetin vendor dhe detyrimet e tij ndaj paleve te treta rindez konfliktin PD-PS ne komisionet parlamentare. Drafti i jep kompetence Ministrise se Financave te bllokoje buxhetin e pushtetit vendor ne vleren e borxhit ndaj te treteve te ndermarrjes ne varesi te tij. Rasti konkret detyrimet e papaguara te Ujesjelles- Kanalizimeve ndaj OSSH tashme private. Te majtet e kane quajtur projektin nje loje politike antikushtetuese per te nderhyre ne buxhetin e vendoreve ndersa mazhoranca nje mekanizem per tu dhene fund borxheve te Ujesjelles-Kanalizimeve. Deputetja socialiste Vasilika Hysi u shpreh se ligji cenon rende qeverisjen dhe autonomine vendore. Sipas Hysit dhe deputetes Shega Ligori 13 bashki ende nuk kane percaktuar buxhetin dhe fillimisht duhet nje kontroll per buxhetet me pas kontroll te fondet e bashkise. Ligori deklaroi si perfundim se ky ligj nuk zgjidh asgje nga sa parashikohej. Kurse socialisti Pandeli Majko solli shembull ne kete rast Ministrine e Transporteve qe sic tha ai ky dikaster figuron debitor ndaj kompanive te rrugeve. Kompanite marrin kredi per punimet nderkohe qe ministria nuk ka shlyer ende detyrimet ndaj tyre. Te ndermerret masa nisme ligjore edhe per ministrite tha Majko ne Komisionin e Ligjeve. Bllokohet paga e pushtetit vendor. I lihet sipas Kodit te Punes 1/3 e pages pushtetit vendor per te mbajtur familjet e nepunesve te pushtetit vendor dhe pjesa tjeter shkon te paguaje nje detyrim kontraktual tha deputeti demokrat Viktor Gumi. Deputeti Gumi sugjeroi te vendosen edhe amendamente te reja per te kenaqur socialistet pavaresisht se ata nuk ishin serish dakord me projektligjin. Duke u perpjekur qe te arrihet edhe nje mirekuptim me dy krahet natyrisht per shqetesimin e perbashket besoj se do propozoj dy amendamente per nenin 4. Ne fund te fjalise se pare ndaj mospageses se detyrimit ndaj te treteve te shtohet vetem per ceshtje qe lidhen me ceshtje jetike per komunitetin dhe aty mund te vendosen per ilustrime ceshtje si furnizimi me uje te pijshem pastrimi i mbeturinave kanalizimet etj tha deputeti Gumi.
ProjektligjiKomisioni per Ceshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut Komisioni i Ekonomise dhe Financat si dhe ai i Veprimtarive Prodhuese Tregtise dhe Mjedisit diskutuan dhe miratuan sot projektligjin Per pagesen e detyrimeve ndaj te treteve te ndermarrjeve dhe SHA-ve ne pronesi te pushtetit vendor. Projektligji ne fjale synon transferimin e disa funksioneve ne pushtetin vendor ku njesite e qeverisjes vendore kane te drejte qe mallrat dhe sherbimet publike tua ofrojne qytetareve te tyre. Sherbimet publike njesite e qeverisjes vendore ua ofrojne qytetareve permes ngritjes se ndermarrjeve publike ne njesine e qeverisjes vendore shoqerive aksionare me mbi 50 te zoterimit te aksioneve nga njesia e qeverisjes vendore si dhe formave te ndryshme te privatizimit te ketyre sherbimeve. Ne vleresimet e tyre anetaret e komisioneve kane theksuar se ne rastet kur njesite e qeverisjes vendore i ofrojne sherbimet dhe mallrat publike permes ndermarrjeve publike ose me shoqerite aksionere ato jane pergjegjese per menaxhimin dhe per te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga veprimtaria e tyre. Nderkohe qe ne rastet kur ndermarrjet publike dhe/ose sh.a.-te ne pronesi te pushtetit vendor nuk paguajne ne kohe detyrimet e tyre ndaj te treteve njesite e qeverisjes vendore jane pergjegjese per pagimin e tyre. Opozita e ka cilesuar ligjin per pushtetin vendor si antikushtetues pasi sipas saj shkelen gjykatat. Sipas perfaqesuesve te opozites duhet te hartohet nje raport me palet e treta raport i cili duhet te jete i rregulluar me ligj dhe ne rast shkeljeje duhet te veproje permbarimi. Ndersa mazhoranca e ka mbrojtur projektligjin qe sipas saj siguron te mirat e qytetareve.