Për rigjenerimin e historiografisë
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë
Mund ta fillojmë me këtë letërkëmbim:
Zogut I, Mbret i Shqiptarëve, Tiranë
I urojmë popullit shqiptar që shpejt të ketë tansinë e vet
Naltmadhni!
Unë dhe gjithë Gjermania e madhe urojmë popullin e zgjedhun shqiptar që shpejt të ketë tansinë e vet. Robnimit po i vjen fundi. Miqësia ka me pru te shqiptarët zhvillim të papamë e të menjëhertë. Gjermania po lufton për një rend të ri, ku të mbretnojë drejtësia. Këtë front të madh triumfator keni me e ndihmue për të mirën e kombit shqiptar, e atij gjerman e miqve të shumtë që kemi. Dy rrugë kalimi ushtarak nga Deti Adriatik drejt Lindjes, janë ndihma ma fisnike për miqtë e vërtetë të shqiptarëve dhe shqiptarët kanë me marrë jo vetëm ç’u kanë grabitë, po edhe atë çka u takon, si nder për luftën e fitueme.
Naltmadhnia juaj ka me dhanë pëlqimin për kërkesën e miqve të vërtetë të popullit të zgjedhun shqiptarë.
Uroj shëndet për të gjithë shqiptarët Arjan.
ADOLF HITLER
Në fund të fletës është shkruar me dorë: 1938.
Ka edhe këtë shënim, autograf: "Kundërshtitë politikë duhet të jenë në diversitet dhe konkurrencë. Por, kur respektohet dinjiteti dhe personaliteti i palës tjetër, vërtetë është një mrekulli".
(Janë shënime personale të poseduesit këtij letërkëmbimi).
Fuhrerit, Adolf Hitler, Berlin
Me nderim e këndova mesazhin Tuej për të cilin jam i lumnueshëm për kujdesin Tuej e të Gjermanisë së Madhe për Atdheun e shqiptarëve; jam plot besë për ato që thoni. Unë e gjithë populli shqiptar u parafaleminderit për të mirat që do të vinë prej Jush e Gjermanisë së fortë. Bamë një kuvendim populluer dhe, sipas Kanunit të tan Mbretnis, Kunora e Kastriotëve nuk pranon ushtarakë të huej me hy tërthuer e në viset e Mbretnis Shqiptare. Nuk due që për këtë pamundësi me ju shkaktue idhnim, kur me gjithë zemër due me ju përcjellë urime për jetëgjatësi e lumtuni për Ju e Gjermaninë e madhe mike.
Mbreti i Shqiptarve
Zog I
***
Vite e vite më parë kishte ardhur në Tiranë një person nga Kalifornia. Ishte emigrant përtej Atlantikut dhe kishte ngarkuar të motrën, tek e cila banonte këtu, që t’i dërgonte rregullisht “55-n”. Në takimin që patëm, më tregoi një broshurë letërkëmbimesh, të fotokopjuar dhe, në krye të fletës, kishte shënimin : “Fletorja e parë”, si edhe numrin e faqes: 28. Babai i tij i ndjerë kishte pas qenë oficer në oborrin mbretëror dhe kishte pasionin një arkivisti diletant. U luhata ta botoj më parë, me shpresën se mos arrija në origjinalin, gjë të cilën nuk e realizova gjer tani, për pengesa objektive dhe për mungesë kohe. Nga ana tjetër ai dhe e motra e vetme, grua e vé të cilën e kishte pasaportizuar në Amerikë, kishin ndërruar shtet, në SHBA. Nuk ka asnjë arsye të mendohet për një sajesë. Nga sa e dimë, këto fac-simile nuk kanë dalë ndonjëherë në shtyp, pas ‘90-s, përveç një paraqitje të shkurtër të këtij letërkëmbimi në “55-n”... Për më tepër, një qëndrim i tillë politik ishte i shpallur në Kushtetutën e vitit 1928: "Asnjë fuqi e armatosur e huaj nuk mund të vijë në tokën shqiptarë" ("Atdheu", 15.11.1998 dhe "55", 19.11.1998).
Në mënyrën më lakonikë mund të shprehemi se Zogu I dinte ta respektonte Kushtetutën. Nga lëtërkëmbimi mund të dalin disa vëzhgime, për të cilat ata që s’janë fanatikë e të indoktrinuar mund të kenë opinionet ë tyre jo të ngurtësuara, që mund të jenë edhe objekt shkrimesh. Para shpërthimit të Luftës II Botërorë, Hitleri i ofron shtetit të vogël shqiptar miqësi dhe popullin tonë e quan "të zgjedhur" (Në kuptimin që një pjesë e tërësisë së tij është nën zgjedhë, apo në kuptim të virtyteve të veta?). Ai i përshëndet shqiptarët si arianë. Zogu, sipas Aleksandër Lesonës, u druhej shumë vendeve kufitare tokësore. Diplomati i parë në marrëdhënie me Zogun I, Lesona, vinte në dukje se monarku shqiptar quhej nga këto vende si “irredentist”, për të mbuluar shovinizmin e tyre. Kurse kontin Çiano, A. Lesona e përkufizonte si antishqiptar. Është për t’u shënuar se mjaft nga “historianët” tanë enveristë mbështeten te ditarët e Çianos, për të denigruar Zogun! Lordi Bajron, Miss Edith Durham-i, Sufflay e shumë të tjerë, - si edhe Hitleri vetë, - kanë folur ndryshe për shqiptarët dhe aspiratat e tyre. Hitleri u uron shqiptarëvë tanësinë (tërësinë) e vet. Ai shkruan për "popullin e zgjedhun shqiptar". Fraza, në gjuhën e sotme, mund të këtë kuptimin “popull nën zgjedhë”. Pra, Letërshkruesi e koncepton popullin shqiptar, jo në kufijtë e 1913-s. Koha e solli që gjermanët të ishin në vendin tonë në rol të okupatorit. Doemos kjo e rreshtoi popullin tonë në anë të kundërt të pushtuesit. Por, si kudo, edhe te né kishte kolaboracionistë. Veçse këta ishin të paktën dhjetë herë më pak nga ç’i numëronin komunistët, në delirin e tyre të luftës së klasavë dhe nën sloganin “kush nuk është komunist, është...fashist!”. Madjé vetë enveristët ishin ultrakolaboracionistë, në bashkëpunimin (kolaboracionin) me armiqtë shekullorë të vendit tonë, të cilët thurnin plane, konsekuencat e të cilave ndihen tragjikisht, sot! Kështu, njerëzit ë paanshëm duhet të kenë parasysh edhe marrëveshjen e Regjencës me Komandën Ushtarakë Gjermanë (në fundin ë ‘43-shit) në protokollin e së cilës flitej për një “qëndrim kalimtar”, në kushtet e luftës në Shqipëri.
Nëse mundemi të bëjmë një abstragim, domethënë letërkëmbimin ta shohim, për një çast, jo në ndërlidhje me çka ndodhi më vonë në pozicionimet antagoniste të Luftës II Botërore, kur konsideratat në interes të çështjes sonë kombëtarë, nga komunistët e E. Hoxhës dhe nga Hitleri, duhen shqyrtuar nga historiografia e çindoktrinuar, edhe në faktin historik të dorëzimit të ofiqit të Sekretarit I të KQ të P.K të Shqipërisë, shokut Tito. Çka do të thotë se tashmë jo vetëm de facto, por edhe de jure, vendi ynë do të duhej të ishte nën sovranitetin jugosllav!