E Diel, 1 Nëntor 2026

"Presidenti", PS s’del nga skutat e bllokimit – konfirmon qëndrimin kundër kandidaturës së Zaganjorit

01-06-2012 / Gazeta 55

Partia Socialiste e kushtëzon konsensusin politik për presidentin e ri, me një shtrëngim duarsh mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Prej disa javësh, kryesocialisti e ka shantazhuar procesin me “veton politike” të PS-së në Parlament, ndërsa rrugëzgjidhja e vetme parashihet një kafe mes kreut të PS-së dhe liderit të mazhorancës. Nga këtu kuptohet qartë se ku është shqetësimi i Edi Ramës, i cili përsa kohë nuk propozon emra pasi ndjehet i spostuar, thjesht e vetëm kërkon të bëhet barrë e procesit dhe të gjejë një alibi pas raundit të katërt ose të pestë, për të mos njohur Presidentin e ri dhe rinisur bojkotin e Kuvendit 


Selia rozë vazhdon të mbetet peng i dështimeve personale të Edi Ramës, duke mos e ndërprerë segmentin anti-BE që dominon sjelljen politike të partisë kryesore në opozitë. Në një deklaratë për shtyp pas takimit mes kryesocialistit Edi Rama dhe kandidatit të mazhorancës, Xhezair Zaganjori, PS-ja thekson se emri i kreut të ri të shtetit duhet të dalë nga një proces dialogu konkret mes qeverisë e opozitës dhe konsultimesh intensive mes palëve parlamentare dhe jo anasjelltas, duke nënkuptuar kështu një takim mes Ramës dhe Berishës si rrugëzgjidhjen e vetme të këtij "ngërçi presidencial". Sipas PS-së, kjo vlen konkretisht qoftë për kandidaturën e zotit Xhezair Zaganjori, qoftë për çdo kandidaturë që do të paraqitej apo paraqitet nga qeveria nëse mungojnë dialogu konkret dhe konsultimet e domosdoshme për gjetjen e një kandidati apo kandidateje të dakordësuar mes qeverisë e opozitës. Sipas selisë rozë, Rama i ka deklaruar zotit Zaganjori se Partia Socialiste vazhdon të kërkojë një proces deri këtu të munguar, ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog konstruktiv. Më tej në deklaratë, thuhet se kryetari Edi Rama dhe Partia Socialiste mbeten plotësisht të angazhuar për një proces politik dobiprurës, në funksion të kalimit të provës shumëplanëshe ku e ka vënë Shqipërinë dhe politikën shqiptare si e tërë zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës. “Kohë për të humbur si deri më sot nuk ka dhe konsultimet duhet të nisin menjëherë, në një tryezë dialogu konkret të nivelit më të lartë mes palëve për t`i dhënë një shans real raundit të dytë dhe vetë Shqipërisë. Vetëm kështu mund të ndërtohet konsensusi i domosdoshëm që do të zgjidhte pozitivisht njërën nga katër pikat kyçe të paketës për të synuar statusin e vendit kandidat në BE, atë të zgjedhjes së Presidentit të ri, si edhe do të krijohej hapësira e nevojshme kohore për të ecur shpejt drejt zgjidhjes konsensuale të tre pikave të tjera”- thuhet më tej, në deklaratën për shtyp të PS.


Prej disa javësh, kryesocialisti e ka shantazhuar procesin me “veton politike” të PS-së në Parlament, ndërsa rrugëzgjidhja e vetme parashihet një kafe mes kreut të PS-së dhe liderit të mazhorancës. Nga këtu kuptohet qartë se ku është shqetësimi i Edi Ramës, i cili përsa kohë nuk propozon emra, thjesht e vetëm kërkon të bëhet barrë e procesit dhe të gjejë një alibi pas raundit të katërt ose të pestë, për të mos njohur Presidentin e ri dhe rinisur bojkotin e Kuvendit. Kjo pa dyshim që do të prodhonte konfliktualitet politik me investimin e drejtpërdrejtë të Partisë Socialiste dhe do çonte në bllokimin e reformave të integrimit. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›