Perez: Garet Bejlin nuk e kemi blerë me kredi bankare
Presidenti i Realit të Madridit, Floretino Perez, u përgjigjet akuza që shoqëria merengues ka mbështetjen e bankave dhe blerja e Bejlit është finalizuar pas një kredie të marrë nga kompania “Bankia”. “Ajo që ka thënë Pique apo ndonjë tjetër nuk është aspak e vërtetë. Ai është një djalë i mirë, prandaj nuk e konsideroj si të drejtë deklaratën e tij. Ne nuk kemi kërkuar kredi nga ‘Bankia’ apo çfarëdolloj institucioni tjetër bankar për të blerë uellsianin”.
Një qëndrim i qartë që synon ta mbyllë këtu polemikën në distancë. Në vijim ai u përqendrua edhe në çështjet e largimit të Ozilit dhe Mourinjos. “Lojtari gjerman kërkoi të largohej dhe kjo është gjithë e vërteta. Mourinjo? Ai ka punuar shumë për të rivalizuar me Barcelonën. Është një trajner që na ka ndihmuar shumë dhe me të kemi bërë hapin cilësor”.
Një tjetër temë e nxehtë në ambientin “merengues” është edhe ajo e portierit titullar dhe Perez i përgjigjet pyetjes me diplomaci: “Kemi në përbërje dy nga portierët më të mirë në qarkullim dhe ky është një privilegj i madh për klubin tonë”.
(e.ilnica/balkanweb)