Videoja, rrihte barbarisht beben, në burg nëna malajziane
MALAJZI-Një nënë malajziane 18 vjec është burgosur sepse rrihte dhe torturonte beben 8 muajve në mënyrë sadiste.
Ka qenë fillimisht një video në Youtube ku tregohej sesi nëna rrahu beben, ndërsa e vogla nuk pushonte së qari dhe i afrohej në gjunjët e nënës të gjente mbrojtje por fatkeqësisht rrihej sërish.
Një mikeshë e gruas e filmoi me telefon celular dhe më pas e hodhi në Youtube. Reagimet ishin të ashpra. Në 4 minuta bebja rrihej intensivisht nga nëna dhe askush nuk e mbrojti, as dhe një fëmijë pas gruas që hante patatina qetësisht.
Mikesha madje kishte qenë prezente disa herë në këto veprime të shoqes së saj ndaj bebes.
Dhuna ishte e tmerrshme, bebes i përplaset koka mbi krevat, i vihen duart në fyt disa herë dhe për disa sekonda bebja nuk ndjehet, derisa nëna ia lëshon fytin sërish dhe e qara e foshnjes vazhdon.
Sipas Arjunaidi Mohamed, shef i policisë në Petaling Jaya, vend dhe ku ndodhi ngjarja, nëna 18 vjecare është arrestuar një vit më parë sepse rrahu foshnjen e saj. “Nngjarja ka ndodhur një vit më parë në muajin Maj”, theksoi ai për CNN.
Ai refuzoi të nxjerrë emrin e nënës por, theksoi se ajo po vuan dënimin ne burg prej 18 muajsh që iu dha nga gjykata.
Bebja ndërkohë i është dhënë në kujdestari te perkohshme një familjeje dhe është shumë mirë.
Nëna e foshnjes do të lirohet në muajin nënor dhe vetëm atëhere do të mësohet nëse ajo do të rimarrë sërish kujdestarinë ose jo të vajzës së vet.
Video e hedhur këtë vit në Youtube dhe për shkak të imazheve tepër të rënda nuk këshillohet të shihet.
(d.b/BalkanWeb)