Britani, trafikonte kokainë, dënohet me 8 vjet burg shqiptari
SKOCI-Një shqiptar që u kap me kokainë me vlerën 120 mijë paund dhe me 55 mijë paund kash të padeklaruara u dënua me 8 vjet dhe 9 muaj burg.
Admerin Beu, 41 vjec nga Lochinvar Drive, pranoi se trafikonte drogën e klasit të parë dhe se për të realizuar këtë trafik përdorte dokumenta false.
41-vjecari nga Shqipëria u kap në makinën e tij me drogë pas një mbikqyrjeje që i kishte bërë policia prej disa kohësh.
Në gjykatë u theksua se Beu kishte hyrë dy herë ilegalisht në Britani, një herë u kthye në Shqipëri, por sërish arriti të kthehej pasi ishte fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.
(d.b/BalkanWeb)