Per te katertin vit rresht AMC feston me femijet dhe te moshuarit

Durres 22 Dhjetor 2010 NOA - AMC per te katertin vit rresht ndan gezimin e festive te fundvitit me njerezit ne nevoje. Punonjesit e AMC filluan vizitat per shperndarjen e pakove te dhuratave dhe pajisjeve per institucionet e Shtepive te Foshnjave Femijeve dhe te Moshuarve ne Shkoder.
Sikunder dalloni ne foto sot vizitat e pervitshme vazhduan dhenien e dhuratave femijeve te jetimores ne Durres. Menaxheri i Marketingut te AMC z. Gerassim Slavov tha Jemi te lumtur qe po japim kontributin tone ketu. Kjo eshte nje pjese e asaj cka i kthejme shoqerise vecanerisht ne keto kohe te veshtira dhe pikerisht njerezve qe kane me teper nevoje.
Me pas kalendari i vizitave do te shtrihet ne Shtepite e te Moshuarve ne Shtepite e Foshnjeve dhe Shtepite e Femijes ne Tirane Kavaje Fier Vlore Sarande Gjirokaster dhe Korce.
Punonjesit e AMC do te ndajne momente plot ngrohtesi me femijet dhe te moshuarit.
Banoret e ketyre qendrave pervec dhuratave do te marrin edhe veshje pajisje te perdorimit te perditshem pajisje ngrohese dhe materiale te tjera te nevojshme.
Rreth 300 femije dhe mbi 200 persona te moshuar do te festojne me AMC e do te ndiejne ngrohtesine e njerezve qe kujdesen per ta.
Keto nisma bejne pjese ne programin e Pergjegjesise se Korporates qe AMC zbaton prej vitit 2007 dhe keshtu jep shembullin e nje kompanie te pergjegjshme.
e.r/NOA