E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryan blenë shtëpi për beqar?

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 16:04

Ryan Reynolds ja ka vënë syrin një shtëpie të cilën dëshiron ta blejë pasi që është beqar.

Aktori – i cili së fundmi paralajmëroj ndarjen e tij nga aktorja Scarlett Johansson — thuhet se është i interesuar që ta blej një shtëpi luksoze në LA që kushton 7.4 milion dollarë, e që përpara i ka takuar bukuroshit të Hollywood’it, Ryan Phillipe.

Shtëpia me pesë dhoma të fjetjes shtrihet në lagjen Hollywood Hills dhe ka një pishimë, palestër dhe saunë.

“Ryan është njëri prej njerëzve që konsiderohet kryesor për ta blerë këtë patundshmëri”, ka thënë një burim. “Shtëpia ka edhe elemente të teknologjisë së lartë, stil dhe është perfekt për një të famshëm dhe ruajtjen e privatësisë së tij”, thotë burimi për “Us Weekly”.

Aktori sapo ka filluar procedurat e shkurorëzimit nga gruaja e tij Scarlett Johannson.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›