E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan sulmon një infermiere

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 16:18

Lindsay Lohan raportohet që e ka ja ka “përdredhur” dorën punëtores së klinikës Betty Ford, pasi ajo është përpjekur që ta telefonojë policinë.

Aktorja 24 vjeçare, e cila aktualisht është në rehabilitim me urdhër të gjykatës deri në fillim të janarit, thuhet se i ka bërtitur dhe fyer ish mjekun e saj Dawn Holland për shkak se ka dashur trajtim më të posaçëm se sa pacientët e tjerë në këtë shtëpi.

“Lindsay dhe dy pacientë të tjera kanë dalë, kanë pirë alkool dhe janë përpjekur të largohen por janë zënë”, ka thënë Dawn. “Ne i kemi thënë administratës së kanë nevojë për një test, të cilin ajo e ka refuzuar ta bëj. Ajo ka qenë e hidhëruar dhe ka dalë nga kontrolli duke bërtitur”.

Sipas një punëtori të kësaj klinike, kur motra ka shkuar ta thërret policinë, Lindsay “ka vazhduar të bërtas dhe të mallkoi atë, ja ka kapur gishtin e saj dhe ja ka përdredhur dorën me të cilën ajo dëshironte ta kapte telefonin”, ka thënë ky punëtor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›