John Terry Makina e bllokuar ne Tirane seshte e imja

Dy dite me pare burime policore te cituara nga disa media shqiptare me plot vendosshmeri dhe siguri kishin raportuar per bllokimin ne rruget e Bllokut ne Tirane te makines se vjedhur qe i perkiste futbollistit John Terry.
Sipas po te njejtave burime makina kishte dy vjet qe i ishte vjedhur kapitenit te ekipit te Celsit dhe skuadra e antitrafikeve ne Tirane kishte perdorur sistemin GPS per ta lokalizuar.
Top-Channel ka mundur te hedhe drite mbi kete ngjarje duke zbuluar te kunderten e ketyre deklarimeve.
Makina me targa angleze LT55EUO bllokuar nga policia e Tiranes javen e shkuar nuk i perket aspak John Terryt.
shte zoti Phil Hall nga kompania PHA-Media i cili kryen rrolin e zedhenesit per futbollistin e kombetares angleze qe mohon ne menyre kategorike se makina ne fjale i eshte vjedhur klientit te tij.
Jo. Ajo makine nuk i perket John Territ. Ai kurre nuk ka pasur ndonje makine qe ti vidhet. Nuk kam cte them me shume. Ata e kane dhene komplet gabim kete gje.
Gjithashtu te kontaktuar permes telefonit Scotland Yard ne Londer dhe policia e zones Surrey ku jeton John Terry konfirmuan se nuk kane ndonje denoncim nga ky person apo te afermit e tij per makine te vjedhur.
Nga kontrolli ne nje faqe te specializuar interneti ne Angli te targes se makines se bllokuar rezulton se kjo makine eshte e vjedhur dhe denoncuar ne polici me date 26 tetor 2010 dhe jo dy vjet me pare sic deklarojne burimet policore.
Nje zedhenese e policise se Tiranes deklaroi se Interpoli eshte duke punuar per kete ceshtje por ende nuk ka nje denoncim nga personi ne fjale - pra John Terry.
E gjithe kjo histori i ngjan nje propagande te shemtuar nga ata qe e kane orkestruar leshimin e lajmit ndoshta me qellimin final per ti bere qejfin shefave te tyre pse jo edhe vete ministrit te Rendit Lulzim Basha se kishin mundur me sukses te bllokonin makinen e vjedhur te John Territ.