Per te shuar etjen

Skena te tilla jane prezente ne Shqiperi edhe ne zona te tjera, edhe pse vendi yne eshte nder vendet me te pasura me rezerva ujore per fryme te popullsise ne Europe.
Mungesa e infrastruktures ben qe shqiptaret edhe pse nder me te pasurit me uje, te shpenzojne para per blerjen e tij.
“Nese do te kishim nje sistem te mire menaxhimi, do te kishim shume pompa elektrike qe do te sillnin ujin dhe do te kursenin energjine e nje tec-i”, shprehet specialisti Xhemal Mato.
Jo vetem ne fshatra, ku uji sigurohet kryesisht permes puseve dhe burimeve natyrore, por edhe ne qytetet e mireorganizuara, sikurse eshte Tirana, serish furnizimi me uje eshte problematik dhe autoritetet kerkojne investime te medha.
“Deri ne vitin 2020 ne Tirane do te kete nevoje per investime, jo nga ato qe furnizojne te gjitha zonat, por ato kryesoret. Duhet pare kjo strategji dhe jo investime te copezuara qe nuk zgjidhin gje”, deklaron eksperti Ferdinand Petrela.
Per te permiresuar financat e ketij sektori, por edhe per te frenuar shperdorimin e ujit, Petrela sugjeron rritjen e cmimit te ujit me 20 deri ne 30 %.