LSI: Te bllokojme Kodin e ri

“Nuk do lejojme Parlamentin e mega-Dushkut, qe ka 40 mandate te inkriminuara, qe te sjelle Parlamentin e krimit dhe te fashizmit ne vitin 2009. Shqiperia nuk do te jete prove e kesaj kaste te felliqur, por do jete atdheu i te gjithe shqiptareve”, ka deklaruar Meta.
Ne konventen e mbledhur jashte radhe, Ilir Meta permendi sulmet e njepasnjeshme qe partite e medha po i bejne sipas tij Kushtetutes. Ai tha gjithashtu se paktet mes tyre jane amorale dhe behen per interesa personale dhe jo te shqiptareve.
“LSI nuk ka kerkuar dhe nuk kerkon asnje privilegj ne procesin zgjedhor, pervec asaj qe me te drejte i takon dhe nuk do terhiqet por do luftoje deri ne fund per permbushjen e te drejtave te ligjshme te saj dhe popullit shqiptar, qe burojne nga votat e popullit. Sot LSI eshte nje force e re dhe shume e madhe”, ka theksuar Meta.
Me pas LSI ka protestuar para OSBE duke kerkuar qe nderkombetaret te nderhyjne per te mos lejuar monopolizimin e procesit qe po i bejne sipas tyre dy partite e medha.