E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Londer, takon zyrtaret britanike

Lideri i opozites, Edi Rama ka nisur nje vizite zyrtare tre dirore ne Londer, me ftese te Ministrise se Jashtme britanike Foreign and Commonwealth Office.

Gjate dites se pare te kesaj vizite, zoti Rama eshte pritur nga ministrja e Shtetit per Europen, zonja Karoline Flint. Menjehere pas takimit, Paul Sykes, zedhenes i ministres Flint tha per Top-Channel se kjo vizite ishte nje mundesi e mire per ministren e Europes dhe zotin Rama per te biseduar rreth zgjedhjeve te ardhshme elektorale.

"Bisedimet deshmuan edhe njehere deshiren e Britanise se Madhe per zgjedhje te lira dhe te ndershme ne vitin 2009, duke shpresuar se Shqiperia do te vazhdoje se zhvilluari drejt nje politikeberje  te matur", ka theksuar zedhenesi.

Burime nga takimi shtojne se zonja Flint ka theksuar domosdoshmerine e miratimit te Kodit Elektoral dhe me pas te kalohet ne fazen e implementimit.

Vizita e Rames ne Foreign Office ka vazhduar me nje tyeze te rrumbullaket te zhvilluar nga grupi i kerkimeve dhe analizes per Europen ne kete ministri, ku moren pjese analiste dhe studiues te ceshtjeve politike dhe ekonomike per Shqiperine.

Me pas te pranishmit i kane drejtuar atij nje ser pyetjesh duke shprehur interes ne politikat qe do te ndjeke opozita aktuale nese fiton zgjedhjet e ardhshme elektorale.

Themeluesi i fondacionit “Butrinti”, Lordi Rothchilde i ka rezervuar Rames nje pritje ne zyrat e ketij fondacioni, ku eshte biseduar per rendesine e madhe qe ka trashegimia arkeologjike ne Shqiperi dhe ne vecanti mbrojtja e saj.

Ne takimin me sekretarin e pergjithshem te Partise Laburiste Roy Kollins, zoti Rama ka bashkebiseduar rreth marredhenieve te Partise Socialiste me laburistet britanike.

Kollins i ka shprehur Rames gatishmerine e plote qe kjo parti do t’i ofroje PS me asistencen e duhur ne zgjedhjet e ardhshme elektorale. Zoti Rama gjate mbremjes ka zhvilluar nje takim edhe me komunitetin shqiptar ne Londer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›