Leskaj: Berisha te sqaroje marredheniet me Fazllic

"Keni deklaruar se e keni mik Fazllic, vute ne mbrojtjen e tij qeverine dhe gjithe maxhorancen duke angazhuar institucionet e shtetit", u shpreh Leskaj.
Zonja Leskaj, deklaroi se opozita eshte shqetesuar per kapjen e shtetit, per ate qe qeveritare raportojne para nje biznesmeni per ceshtje te sigurise, duke shkaktuar nje skandal te madh shteteror.
"Me thoni nje rast te vetem kur nje biznesmen ka patur privilegjin ta beje nje gje te tille, te jete mbrojtur me eskorte dhe te gezoje mbrojtjen e te gjithe maxhorances", u shpreh Leskaj, duke paraqitur kerkesen per mocion me debat per kryeministrin Sali Berisha per ceshtjen "Fazllic".
Leskaj theksoi se kjo ceshtje nuk eshte thjesht ceshtja e nje biznesmeni apo e nje individi, por eshte rasti i kapjes se shtetit, eshte rasti kur kryeministri mbeshtet nje biznesmen dhe nuk perkrah institucionet e shtetit.