E Diel, 1 Nëntor 2026

Lece tre deputete te pozites ne krah te familjareve te tragjedise

Gjyqi shtyhet per me 9 nentor. Shkak debati mes avokates Shehu dhe familjareve

Perplasja e forte mes avokates Natasha Shehu dhe familjareve te viktimave te tragjedise se Otrantos ka detyruar trupin gjykues te shtyje seancen e radhes te caktuar per diten e djeshme. Pasi perseriti disa here se duhej qetesi ne pamundesi per te vijuar procesin kryesuesi i trupit gjykues Roberto Tanisi shtyu seancen per ne daten 9 nentor per te degjuar 18 avokatet mbrojtes nderkohe qe ne 21 dhjetor do te shpallet vendimi. Familjaret e viktimave te tragjedise seancen e djeshme kane pasur ne krah si mbeshtetje edhe tre deputete dy te PD-se dhe nje i PDU-se te cilet kane ofruar mbeshtetjen e tyre per te prekurit nga kjo tragjedi. Tre deputetet e qarkut te Vlores Ardian Kollozi Kreshnik Cipi dhe Dashamir Tahiri kane shprehur jo vetem mbeshtetjen per seancen e djeshme por kane garantuar familjaret se do ti kene krah deri ne arritjen e drejtesise. Megjithate seanca e djeshme ka qene e destinuar per tu shtyre. Shkak u bene debatet midis avokates Natasha Shehu qe mbron disa nga viktimat dhe familjareve te cilet e akuzuan ate si mashtruese. Ceshtja gjyqesore eshte ngarkim te shtetit italian si dhe dy protagonisteve kapitenit te anijes ushtarake italiane Sibila Fabrizio Laudadio dhe anijes shqiptare Kateri i Rades Namik Xhaferi. Ne tragjedine e Otrantos te 28 marsit 1997 ishte anija luftarake Sibilla qe i ka rene anijes se vogel shqiptare Kateri i Rades. 13 vite me pare 80 shqiptare u nisen me kete anije drejt brigjeve italiane por udhetimi i tyre do te nderpritej ne Otranto. Nga perplasja e dy anijeve mbeten te vdekur ne det 80 viktima te gjithe emigrante shqiptare midis tyre gra dhe femije ndersa 23 persona u deklaruan te zhdukur pasi trupat e tyre nuk u gjenden kurre. Gjykata ne shkallen e pare fajesoi palen italiane duke denuar me kater vite burg ish-kapitenin e anijes Sibilla nderkohe qe me vendim te qeverise italiane secili nga familjaret e viktimave do te merrte nga 35 mije euro demshperblim para te cilat nuk u dhane kurre.

PDU mbeshtetje familjareve te viktimave te tragjedise

Partia per Drejtesi dhe Unitet ka garantuar dje familjaret e viktimave te Otrantos se do te kembengule e do te jete prane tyre per arritjen e drejtesise per kete ceshtje e cila nuk eshte zgjidhur qe prej 13 vitesh nga 28 marsi i vitit 1997 kur humben jeten 80 emigrante shqiptare ne kanalin e Otrantos ndersa 23 te tjere u shpallen te zhdukur pasi trupat e tyre nuk u gjeten kurre. Nenkryetari i Partise Drejtesi dhe Unitet deputeti Dashamir Tahiri i cili ndodhet ne Lece posacerisht per te marre pjese ne gjyqin e familjareve te viktimave te Otrantos u shpreh ne mbeshtetje te kauzes se tyre nje gjyq qe u shty per ne daten 9 nentor. Duke folur me familjaret e viktimave te tragjedise ujore te vitit 1997 deputeti Dashamir Tahiri garantoi se PDU do te jete gjithnje prane tyre dhe se nuk do te ndaloje deri sa te gjendet drejtesia. Partia Drejtesi dhe Unitet do te jete gjithnje prane jush. Tragjedia e Otrantos nuk harrohet derisa drejtesia te vendoset ne vend - u tha Dashamir Tahiri familjareve te viktimave. Nenkryetari i PDU-se do te qendroje ne Lece ne seancat e gjyqit te familjareve te viktimave te Otrantos me shkaktaret e kesaj tragjedie duke dhene mesazhin e qarte se PDU pret vendosjen e drejtesise nga gjykatat italiane ne Apelin e Leces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›