Për vetura të Presidencës 350 mijë euro

Prishtinë, 26 gusht- Presidenca e Kosovës është duke u bërë gati për shpalljen e tenderit për blerjen e automjeteve të reja, të cilat planifikohet të përdoren enkas për nevojat e këtij institucioni. Por, një gjë të tillë e kanë kundërshtuar ashpër deputetë të Kosovës nga partitë jashtë koalicionit qeveritar, duke thënë se ky institucion nuk ka nevojë për vetura të reja, porse kjo po bëhet vetëm për “tenderomani”. Ata thonë se blerjen e veturave të reja e kanë kundërshtuar që në kohën e ndarjes së buxhetit për këtë qëllim, porse qëndrimet e tyre nuk janë marrë parasysh.
Presidenca ka linjën e saj buxhetore në vlerë prej 350 mijë eurosh të ndara nga buxheti i vendit për blerjen e veturave gjatë këtij viti.
Zyrtarë të Presidencës konfirmojnë se tenderi për blerjen e veturave të reja mund të shpallet gjatë këtyre muajve të mbetur të këtij viti, por nuk kanë saktësuar kohën dhe as numrin e veturave që planifikohen të blihen.
“Tenderi për blerjen e automjeteve që do të përdoren për nevojat e Presidencës mund të shpallet gjatë këtyre muajve të mbetur të vitit”, ka deklaruar për “Kohën Ditore” këshilltari për media i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri.
Ai ka pohuar se Presidenca, ndonëse i ka pasur mjetet e ndara për blerjen e veturave që nga fillimi i vitit, nuk ka shpallur akoma tender, meqë janë hulumtuar dhe shikuar ofertat e tregut.
“Tenderi ende nuk është shpallur pasi që së pari duhet shikuar ofertat e tregut, pra janë hulumtuar ofertat në treg”, është shprehur Beqiri.
Sipas tij, Presidenca ka nevojë për blerjen e automjeteve të reja, meqë ato që i ka tani janë amortizuar.
“Hera e fundit kur janë blerë makina për Presidencën ka qenë më shumë se para 5 vjetësh, që nga koha e ish-presidentit Rugova”, ka pohuar Beqiri.