Gjermania vendos taksa për bankat

Berlin, 26 gusht – Qeveria gjermane ka miratuar projektligjin për ristrukturimin e sektorit bankar, duke përfshirë edhe pagesat e bankave në fonde speciale.
Nga këto fonde do të financohet shpëtimi i tyre eventual, nëse në të ardhmen do të hasin në probleme.
Ligji duhet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, ndërsa vlerësohet se pagesat e taksave nga bankat, të cilat do të varen nga vlera e aseteve të tyre, dhe “profili i rrezikut”, në fondin e shpëtimit do të jenë afër një miliard euro.
Gjermania në samitin e qershorit të 20 ekonomive më të mëdha botërore ka bërë presion në vendet tjera, që së bashku të vendosin një taksë të tillë, por politikanët botërorë kanë hedhur poshtë këtë propozim, kujtojnë agjencitë e lajmeve.