E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përafrimi i legjislacionit me BE-në, sfidë për institucionet e Kosovës

Këtë vit Kosova fillon përdorimin e tabelave të pajtueshmërisë, që janë pjesë e legjislacionit për të gjitha vendet kandidate që synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Besim Kajtazi, drejtor i zyrës ligjore në Qeveri të Kosovë, shpjegon çfarë janë këto tabela të pajtueshmërisë.

“Tabela e pajtueshmërisë janë tri kolonësh. Kolona e parë paraqitet legjislacioni kosovare, në kolonën e dytë ai i BE-së dhe në kolonën e tretë tregohet se janë përputhë, sepse rreugullativat ligjore e lejojnë periudhën tranzitore dhe paraqiten se kur do të jetë Kosova që ta ketë në përputhje komplete legjislacionin me atë të BE-së”, thotë Kajtazi, transmeton RTK.

Tjetër problem që evidenton për këtë vit Kajtazi, është edhe përkthimi i legjislacionit të BE-së, që ndryshe njihet edhe me emrin Acquis Communautaire. Kajtazi, thotë se tani më Kosova ka filluar bashkëpunimin me vendet e rajonit, që do të ndihmon në përkthimin dhe adaptimin e ligjeve të BE-së.

“Mirëpo, ne tash jemi duke u munduar që së bashku me Shqipërinë dhe me Serbinë, që ajo pjesa ligjore që nevojitet për serbisht në Kosovë të mos jetë problem për neve në Kosovë”.

Në fakt, shikuar nga aspekti juridik, procesi i harmonizimit të legjislacionit me Acquis Communautaire, nuk paraqet obligim ligjor De Jure për Kosovën, për sa kohë që ajo nuk është anëtare e BE-së. Megjithatë, cikli i tanishëm i miratimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore kërkon vërtetimin e përputhshmërisë së tyre me Acquis Communautaire./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›