“Mos e prekni nenin 3!”

Përfaqësuesi Bashkimit Europian Samuel Zhbogar, ka ndërhyrë në lidhje me kompetencat e Prokurorisë së Kosovës, shkruan gazeta Kosova Sot.
Për këtë punë, ai i ka dërguar një letër Kuvendit të Kosovës.
“Ne fuqimisht rekomandojmë që gjuha origjinale e nenit 3, që ka të bëjë më krime të pastrimit të parave në kompetencën ekzekutive të Prokurorisë Speciale- Zyrës së Prokurorisë së Kosovës të mos ndryshohet dhe të mbetet ashtu siç është aktualisht me Ligjin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, thotë Samuel Zhbogar në letrën drejtuar Kuvendit./Indeksonline/