Vdes një 36 vjeçar në Zhegër të Gjilanit

Një 36 vjeçar ka vdekur nga goditja e rrymës në fshatin Zhegër të Gjilanit, njoftoj policia. Edhe drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha se viktima është sjellur në spitalin e Gjilanit , por pa shenja jete. Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë tha për rajonipress se viktima ka vdekur si pasojë e rrymës derisa ai ka qenë duke punuar në shtëpinë e tij.
“E dimë që viktima është i moshës 36 vjeçare dhe me të po merren organet hetuese” tha Mahmuti.
Kurse drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit Abdylatif Latifi i kontaktuar nga rajonipress tha se viktima quhet Bajram Idrizi dhe është nga Zhegra. Latifi tha se viktima është sjellur pa shenja jete në emergjencen e spitalit të Gjilanit./Indeksonline/