Perandori i BQK'së
Guvernatori i Bankës Qendrore, Gani Gërguri, me përpjekjet e tij titanike arriti ta emërojë si zëvendës të tij Lulëzim Ismajlin, deri dje shef i thesarit në Ministrinë e Financave. Gërguri ia kishte dërguar dy herë bordit të bankës emrin e Ismajlit që të emërohet si zëvendësguvernator pa konkurs. Këtë ia kishte refuzuar bordi, gjegjësisht kryetari Mejdi Bektashi. Ata e kishin lajmëruar Ganiun se kjo punë duhet të shkojë vetëm përmes konkursit, e jo me emërim.
Më në fund Gërguri kishte shpallur konkurs dhe me dy vartës të tij për një ditë i kishte intervistuar mbi 15 kandidatë, duke u dhënë kohë vetëm nga 20 minuta atyre që të shfaqin idetë e tyre për zhvillimin e këtij institucioni financiar.
Dy vartësit e tij s`kanë bërë pyetje asnjëherë. Ato i ka bërë vetëm Gërguri.
Pas kësaj, ai si opsion sërish para bordit e kishte dërguar vetëm emrin e Lulëzim Ismajlit.
Të gjitha këto i ka marrë vesh Express përmes burimeve të veta brenda BQK’së.
Bordi BQK’së në votim për emërimin e Lulëzim Ismajlit kishte votuar tre pro tij dhe një kundër. Kundër ka qenë kryetari Mejdi Bektashi.
Këtë e pranon edhe vetë Mejdi Bektashi, por nuk tregon arsyet pse ka qenë kundër.
“Unë nuk dua të flas për këtë çështje, se për këto punë janë institucionet, por vetëm mund të konfirmoj se kam qenë kundër përzgjedhjes së Lulëzim Ismajlit”, tha Mejdi Bektashi, kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Ai nuk komentoi as punën e guvernatorit gjatë këtij mision për pozitën e zëvendësguvernatorit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...