Hezbollahu akuzon Obamën
Udhëheqësi i Hezbollahut ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Barack Obamën, duke theksuar se ai është i njëanshëm në favor të Izraelit dhe se po injoron dinjitetin e arabëve dhe të myslimanëve.
Sheiku Hassan Nasrallah tha se Obama ka forcuar edhe më shumë mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Izraelin, mbështetje kjo e cila është edhe më e fuqishme se ajo e paraardhësit të tij, George Bush, i cili është urryer nga bota arabe, për shkak të mbështetjes së tij për Izraelin dhe për shkak të luftës në Irak.
Ishin këto kritikat deri me tani më të ashpra të Nasrallahut në adresë të presidentit amerikan, që nga momenti kur Obama u inaugurua për president në janar.
Atë që po shohim është përkushtimi i plotë i SHBA-së për interesat dhe sigurinë e Izraelit. Në të njëjtën kohë, ai po injoron dinjitetin e arabëve dhe të myslimanëve, tha Nasrallah.
Nasrallah, i cili gëzon mbështetjen e fuqishme të grupeve shiite në botën arabe, ja tërhoqi vërejtjen Izraelit që të mos e fillojë një luftë të re kundër Libanit, duke theksuar se në këtë rast, organizata e tij do ta godasë Izraelin me raketa.