E Diel, 1 Nëntor 2026

Përballë një drejtuesi shteti të ndërvarur

Nga Marjon Gorica

Marjon-GoricaNgjarjet e fundit politike, përveçse po njollosin të gjithë atë pjesë të klasës politike e cila deri më tani e ka nxjerr faqen e dështimit duke manipuluar gjithçka në këto pak ditë që i kanë mbetur, nxjerrin në pah një person tepër të rëndësishëm për politikën e një vendi, ndonëse këtu emrin e tij po e njollos vetë ai dhe të tjerët që e përdorin për interesa personale. Është e pamoralshme që në një vend demokratik të merren vendime për të cilat veprohet siç do vetëm një person, dhe pa asnjë bindje apo vendim konkret presidenti ynë i dekreton dhe i miraton këto vendime pasi fale tij ka dhe atë vend që i takon. Këtu gjithnjë ngatërrohen interesat kombëtare me ato personale, gjithnjë interesat e vendit kalojnë në xhepat e këtyre pushtetarëve që tani më me vendim të popullit e vërtetuan dhe një herë që kanë qenë të dështuar për vite me rradhë. Pak ditë i kanë ngelur të djathtës shqiptare në krye te vendit dhe çdo minutë vetëm ndryshime, manipulime dhe shpërdorim i fondeve, vallë sa mund të jetë buxheti i vendit tonë tani që po i dy dhe trefishohen fondet disa institucioneve që do ti ketë sërish në varësi e djathta dhe për pak kohë? Ky organizimi i çorganizuar i qeverisë në ikje sjell nga pas një dëmtim të imazhit të vendit tonë, një dëmtim i cili do tepër punë për tu rikuperuar, por mazhoranca e re është e sigurt dhe do ta arrij këtë qëllim: një vend demokratik i integruar plotësisht në familjen e madhe europiane. Është pikërisht ky një nga prioritetet e para të qeverisë në ardhje, gjë e cila do të ndodhë që në muajt e parë në krye të vendit. Një nga gabimet më të mëdha të partisë shtet në ikje është vetë fakti i ndryshimit të ndërvarësisë së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, nga pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes i kalon Ministrisë së Brendshme. Fundja, pse duhej të ndodhte kjo ndërvarësi do të thonin të gjithë?! Por nuk mbyllen këtu këto ngjarje. Mesa duket Partia Demokratike kërkon të shtojë pasuritë e saj duke i marrë dhe një tjetër pronë shtetit pas rrënimit të dhjetëra e qindrash të tilla. Ky kalim i ndërvarësisë nga MM në MB erdhi dhe si pasojë e mos pranimit të drejtuesve të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që SHQUP mos ti kalojë Partisë Demokratike, dhe ky është një mendim tepër konkret dhe i vlerësuar, pasi SHQUP-i veçohet për kryerjen e një numri të lartë eventesh të FA dhe jo vetëm, është një godinë e cila përmban një histori për të kaluarën ushtarake të shqiptarëve, prandaj ky veprim i drejtuesve të FA duhet vlerësuar, por nuk i vlerësojnë kokat e shtetit që janë në ikje, pasi po nuk zaptuan gjithçka nuk mund të largohen. Qe gabimi i presidentit, i cili dekretoi këtë gjë duke kaluar kështu Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në pronë të demokratëve, një gabim i cili është i pafalshëm dhe që plotësisht e bën atë të quhet vegël e politikës.

Vallë ku është ai president që gjatë betimit të tij do të vendosej në atë karrige për interesa të vendit dhe popullit të tij pa ndërvarësi politike? Ku vajti ai president i cili do të respektonte gjithçka në të mirë të të gjithëve? Gjithashtu protesta e zhvilluar nga ish-ushtarakët për këtë godinë e cila mund të quhet pjesë e karrierës së tyre erdhi me një kundërvënie e cila u shoqërua me presion për statusin e tyre si ish ushtarakë. Këtu nuk ekziston e drejta e fjalës së lirë, mungojnë normat bazë të një shoqërie duke ju bërë presion atyre që ngrenë kokën. Por këtu nuk përfundon gjithçka, dikur qe OSBE ajo që e kërkoi këtë godinë dhe qeveria nuk pranoi tia jepte, duke e refuzuar kërkesën e tyre. Qeveria kishte deklaruar që SHQUP-i ishte një pronë e ushtrisë, ajo kishte vlera historike dhe përfshihej në planet e ushtrisë në kuadër të NATO-s, prandaj nuk mund ti jepej OSBE-së për ta kthyer atë në seli të saj. Po tani i humbi këto vlera kjo ndërtesë?! Kjo vjen si pasojë e ndërvarësisë së drejtuesve të lartë të shtetit. Me qeverinë e re do të kemi një shtet ndryshe, një shtet funksional, ku gjithçka nuk do të jetë e monopolizuar nga dora e pushtetit siç është bërë për vite me rradhë, do të kemi një qeveri funksionale për interesa të vendit dhe popullit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›